Search

Që nga liberalizimi i tregut furnizuesit kanë filluar të ofrojnë “produkte” të reja

February 20, 2026


Ka kaluar pothuajse një vit që prej kohës kur ZRRE ka marr vendimin e prerë për liberalizimin e tregut dhe kalimin e bizneseve me mbri 50 punëtor apo 10milionë euro qarkullim në tregut e lirë.

Ky process ka shkaktuar disa sfida për kompanitë e kësaj ketegorie, njëra prej tyrë është edhe numri i vogël I kompanive që ofrojnë furnizim nga tregu i lirë.

Mirëpo dalngadal numri i kompanive furnizuese është rritur. Dhe me rritjen e pjesëmarrësve në treg është ngritur dhe koncurenca. Një indicator i kësaj eshte dhe numri i shërbimeve që këto kompani ofrojnë.

Është bërë më e shpesh që reklama me zbritje dhe oferta speciale të shihen në rrjetet sociale të postuara nga furnizues të ndyshme, me qëllim tërheqjen e konsumatorëve.

Një shembull është, Kesco Premium, dega e Kesco e cila ofron furnizmi nga tregu i lirë. E cila është mjaft aktive me oferta dhe marrëveshje fleksibile.

Kjo kompani ka lidhur marrëveshje dhe me shumicën e kompanive të BRE-ve në vend, duke ofruar edhe energji të ripërtëritshme për konsumatorë.

KESCO realizon marrëveshja me kompanitë kryesore të BRE-ve në Kosovë

Lexo më shumë

Një shembull tjetër është dhe kompania Enerco. E cila ka hapur shërbimin për mbështetje dhe këshillim profesional të bizneseve.

Sipas Enerco, ky është një shërbim i dedikuar për kompanitë që dëshirojnë të kuptojnë dhe të menaxhojnë më mirë konsumin e energjisë elektrike. Duke analizuar faturat e energjisë, strukturën e konsumit dhe mundësitë për optimizim të kostove.

“Qëllimi ynë është t’u japim bizneseve qartësi dhe siguri në vendimmarrje, në një treg energjetik që po bëhet gjithnjë e më kompleks,” theksojnë nga Enerco.

Enerco tani ofron këshillim profesional dhe të personalizuar, duke ndihmuar bizneset të analizojnë

Përmes këtij kontakti, bizneset mund të:

  • Flasin drejtpërdrejt me ekspertë të energjisë (telefon, video, dhe takim),
  • Marrin analizë të pavarur të faturës dhe konsumit,
  • Gjejnë zgjidhje të personalizuara sipas konsumit,
  • Konsultohen lidhur me vetë-prodhimin e energjisë (prosumator).