Search

Punime dhe investime në rrjetin elektrik, KEDS paralajmëron për ndërprerjet e planifikuara sot

April 13, 2026


Për shkak të punimeve të domosdoshme për siguri të sistemit, investimeve dhe punëve të palëve të treta, KEDS ka paralajmëruar ndërprerjen e përkohshme të energjisë elektrike në disa lokacione.

Më poshtë orari i plotë i paralajmërimeve nga KEDS për datën 13 Prill:

Rajoni i Pejës

Punime në projekte investive

Në TS 110/10 [kV] Deçani do të ndërpritet:
Dalja 10 [kV] Isniqi (kodi: 53000008) nga ora 08:00 deri 17:00
Vendet: Ahmetgjekajt, Tishukajt, Mehmetaj, Mulajt, Kuklec, Osadautaj, Tahirsylaj, Rexhametaj, Osmanajt
Arsyeja: Zhvendosja e transformatorit dhe kabllove ekzistuese në blinden e re.