Punime dhe investime në rrjetin elektrik, KEDS paralajmëron për ndërprerjet e planifikuara sot
March 13, 2026

Për shkak të punimeve të domosdoshme për siguri të sistemit, investimeve dhe punëve të palëve të treta, KEDS ka paralajmëruar ndërprerjen e përkohshme të energjisë elektrike në disa lokacione.
Më poshtë orari i plotë i paralajmërimeve nga KEDS për datën 13 Mars:
Rajoni i Prishtinës
Punime në projekte investive
1.
NS 110/35/10 [kV] Prishtina 1 do të ndërprehet:
Dalja 10 [kV] J23 Komuna e Re (kodi: 10000015) nga ora 08:00 deri 15:30
Vendet: Rekalitë, Komuna objektet e reja, Dogana, Kazerma Adem Jashari, Prroni i Njelmët, Mekanika dhe kontigjenti Portugez i KFOR-it.
Arsyeja: Projekte investive. Detektimi i kabllove ekzistues dhe punimi i lidhëseve.
2.
NS 110/10 [kV] Prishtina 3 do të ndërprehet:
Dalja 10 [kV] J05 Arbëria e re-Butrinti (kodi: 12000029) nga ora 08:00 deri 15:30
Vendet: Zona afër Komunës së re.
Arsyeja: Projekte investive. Detektimi kabllove ekzistuese dhe punimi i lidhëseve.
Punime nga pala e tretë
1.
Nga NS 110/20[kV] Prishtina 7 do të ndërprehet:
Dalja 10[kV] J35 Prishtina e re (kodi: 19000081) nga ora 09:00 deri 15:00
Vendet: 87.Veternik 7,340.Muharrem Fejza A-1 K-1 obj-Relax 6
Arsyeja: Punimi i 6 lidhësve ne puset energjizimi i kthinave 10(20)kV sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe aprovimit të projektit.
2.
Nga NS 110/20[kV] Prishtina 7 do të ndërprehet:
Dalja 10[kV] J17 Veterrniku 1 (kodi: 19000094) nga ora 08:00 deri në ora 14:00.
Vendet: 376. rr.Rexhep Krasniqi te TMK,120.Lagjja e Spitalit te BMW, ExDCdcdc-LLAM-8, Qazim Sadiku te Betoni Dino, rr.Behar Begolli, Stadioni Veternik (h.Fontana), rr. Shkupi Lokal-3, rr.Richard Hollbruk garazha nr.35.
Arsyeja: Punët që duhen të kryhen, sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar.
Rajoni i Ferizaj
Punime në projekte investive
Nga NS 35/10 [kV] Badovci do të ndërprehet:
Dalja 10 [kV] J11 Janjeva (kodi:10014011) prej orës 09:00 deri në ora 13:00
Vendet: Janjeva, Shashkovci, Akllapi, Terbuvci, Gushterica e Epërme Shushica.
Arsyeja: Vendosja e shtyllës nën tension si dhe kyçja e përçuesit të ri në rrjet.
Punime nga pala e tretë
1.
Nga NS 110/35/10[kV] Ferizaj 1 do të ndërprehet:
Dalja 10[kV] J09 Drejtimi i Komogllavës (kodi: 40000009) nga ora 09:00 deri në ora 10:00
Vendet: Fshatrat Bibaj (4 konsumatorë), Fshati i Vjetër, Gërlicë, Komogllavë, Magjistralja Ferizaj-Kaçanik (një pjesë), Magjistralja Prishtinë-Ferizaj (1 konsumator) dhe Varosh.
Arsyeja: Ngritja e shtyllës në tension sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar.
2.
Nga NS 110/35/10[kV] Ferizaj 1:
Nga dalja 10 [kV] J18 Varoshi nga ora 09:00 deri në ora 13:00 do të ndërprehet:
TS 10/0.4[kV] Elektroheta SHPK (me kod: 40000018358)
Vendet: Elektroheta.
Arsyeja: Punët që duhen të kryhen, sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar.
3.
Nga NS 35/10[kV] Ferizaj II do të ndërprehet:
Dalja 10[kV] Kosovatransi 1 (kodi: 40041038) nga ora 10:00 deri në ora 13:00
Vendet: Një pjesë e rr. Reçaku, një pjesë e rr. Driton Islami, një pjesë e rr. Tahir Sinani.
Arsyeja: Realizimi i punimeve sipas projektit të aprovuar.