Punime dhe investime në rrjetin elektrik, KEDS paralajmëron për ndërprerjet e planifikuara sot
January 27, 2026

Për shkak të punimeve të domosdoshme për siguri të sistemit, investimeve dhe punëve të palëve të treta, KEDS ka paralajmëruar ndërprerjen e përkohshme të energjisë elektrike në disa lokacione.
Më poshtë orari i plotë i paralajmërimeve nga KEDS për datën 27 Janar:
Rajoni i Prishtinës
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
Nga TS 110/35/10[kV] Fushë- Kosova do të ndërprehet:
Dalja 10[kV] Vragolia (kodi: 15100007) nga ora 11:00 deri 15:30
Vendet: Vragoli, Miradi e Ulët (një pjesë), Batusa, Henci, Pompen FAM GAS, bizneset përgjatë rrugës Vragoli-Sllatinë.
Arsyeja: Punime në projektin “TS Ashkalitë II & TS Hashkalitë”, vendosja e shtyllave të tensionit të mesëm.
Rajoni i Ferizaj
Punime në projekte investive
Nga NS 35/10kV Ferizaj III do të ndërprehet:
Dalja 10kV J18 Varoshi (kodi:40000018) nga ora 09:30 deri 18:00.
Vendet: Varosh, Gërlicë, Greme, Rakaj, një pjesë e rrugës magjistrale Ferizaj-Kaçanik.
Arsyeja: Projekte investiv, demontimi dhe fiksimi i përçuesve.
Rajoni i Mitrovicës
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
1.
Nga TS 110/10[kV] Mitrovica 2 do të ndërprehet:
Dalja 10[kV] Stadioni (kodi:70000009) në dy termine nga ora 10:00 deri 10:15 dhe nga ora 15:30 deri 15:45
Vendet: Rrugët Ali Gaxha (njëpjesë), Adem Boletini (një pjesë), Adem Voca, Aradha e Shales (një pjesë), Bejt Selaci (një pjesë), Driton Veliu (një pjesë), Ferit Preteni (një pjesë), Fuad Berani (një pjesë), Hajrë Haxha (njëpjesë), Hetem Voca (një pjesë), Hoxhë Hasan Tahsini (njëpjesë), Lodri Bajron (një pjesë), Mehmet Selaci-Tavnik (njëpjesë), Mehmet Selaci, Mujë Krasniqi (njëpjesë), Mursel Boletini(një pjesë), 1 Maji, Ilaz Hyseni (një pjesë), Rexhep Dedia (një pjesë), Safet Boletini, Tafil Osmani, Xhevat Jusufi dhe Zijadin Ceraja.
Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, largimi i urave të tensionit të mesëm.
2.
Në TS 110/10[kV] Mitrovica 2
Nga dalja 10[kV] Stadioni nga ora 10:00 deri 15:45 do të ndërprehet:
NS 10/0.4[kV] Stadioni (kodi:70000009005)
Vendet: Stadioni ‘Adem Jashari”, një pjesë e rr.Hoxhe Hasan Tahsini dhe rr.Ibri.
Arsyeja: Ndërprerje për siguri, rregullimi i shtyllës të dëmtuar të 0.4kV në TS-in Stadioni 2.
Rajoni i Gjakovë
Punime nga palët e treta
Nga TS 110/10(20)[kV] Gjakova 2 do të ndërprehet:
TS 10/04kV TS 38 (kodi: 81000002028) prej orës 09:00 deri në ora 14:00
Vendet: Rr. Mazllom Lakuci.
Arsyeja: Dislokimi i kabllove sipas zgjidhjes teknike.