Punime dhe investime në rrjetin elektrik, KEDS paralajmëron për ndërprerjet e planifikuara sot
January 21, 2026

Për shkak të punimeve të domosdoshme për siguri të sistemit, investimeve dhe punëve të palëve të treta, KEDS ka paralajmëruar ndërprerjen e përkohshme të energjisë elektrike në disa lokacione.
Më poshtë orari i plotë i paralajmërimeve nga KEDS për datën 21 Janar:
Rajoni i Ferizaj
Punime në projekte investive
1.
Nga NS 110/35/10[kV] Lipjani do të ndërprehet:
Dalja 10[kV] J08 Sllovia (kodi: 41000003) nga ora 09:00 deri në ora 17:00
Vendet: Gushtericë, Dobratin, Gadime e Ulët (një pjesë), Gllavicë, Livagjë, Marec, Sllovi dhe Smallushë.
Arsyeja: Vendosja e konzollave dhe e përçuesve në shtylla të reja.
2.
Nga NS 110/35/10[kV] Ferizaj 1 do të ndërprehet:
Dalja 10 [kV] J18 Varoshi (kodi: 40000018) nga ora 09:30 deri në ora 18:00
Vendet: fshatrat: Elezaj (një pjesë), Gërlicë (një pjesë), Greme, Çardak-Kaçaniku i Vjetër (një pjesë),
Magjistralja Ferizaj-Kaçanik (një pjesë), Rakaj dhe Varosh.
Arsyeja: Projekte investive. Demontimi dhe fiksimi i përçuesve.
Punime nga pala e tretë
Në TS 110/35/10kV Lipjani
Nga dalja 10 kV QMI do të ndërprehet TS-i:
TS 10/04kV Afrim Mala HiTech Solution (kodi: 41000011475) nga ora 08:30 deri 17:00
Vendet: Afrim Mala.
Arsyeja: Demontimi & montimi i blindës metalike së bashku me të gjitha pajisjet e instaluara brenda saj (kthinat, transformatori dhe ormani i tensionit të ulët) nga pozita ekzistuese në atë të re.
Rajoni i Mitrovicës
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
Nga NS 110/10(20) kV Skenderaj do të ndërprehet:
Dalja 20kV H01 Runiku (kodi: 74000005) nga ora 11:00 deri në ora 12:00
Vendet: Klinë e Epërme, Lagjet Mecini e Berani, Qubrel, Kotorr, Vitak, Kastriot, Runik, Banjë, Surigan, Çitakët, Leqinë dhe Terrnovë.
Arsyeja: Ndërprerje për siguri, kontrollimi i kthinave dhe ndërrimi i baterive.
Rajoni i Gjilanit
Punime nga pala e tretë
Nga NS 35/10[kV] Kllokoti do të ndërprehet:
Dalja 10[kV] Industriali – Kllokot (Kodi: 61065005) prej orës 10:00 deri në ora 15:00
Vendet: Kllokot (një pjesë), Mogillë, Rrugët: Viti-Kllokot (një pjesë), Preshevës (një pjesë) dhe Fabrika e ujit në Zonën Industriale.
Arsyeja: Vendosja e shtyllave të reja sipas projektit elektrik të aprovuar, montimi i pajisjeve të reja.