Search

Punime dhe investime në rrjetin elektrik, KEDS paralajmëron për ndërprerjet e planifikuara sot

January 13, 2026


Për shkak të punimeve të domosdoshme për siguri të sistemit, investimeve dhe punëve të palëve të treta, KEDS ka paralajmëruar ndërprerjen e përkohshme të energjisë elektrike në disa lokacione.

Më poshtë orari i plotë i paralajmërimeve nga KEDS për datën 13 Janar:

Rajoni i Prishtinës

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

Nga TS 110/10(20)[kV] Prishtina 5 do të ndërprehet:
NS 10/04[kV] Prugovc-Kaqurrët (kodi: 13000002045) nga ora 10:30 deri 15:30.
Vendet: Një pjesë e rr. Blinishta dhe një pjesë e rr. Ilir Maloku dhe një pjesë e rr. Qazim Dragusha.
Arsyeja: Punime në projektin TS Prugovc – M.25.01.027 – shtrirja e kabllos bistek.

Rajoni i Prizrenit

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.
Nga TS 35/10 kV Prizreni IV do të ndërprehet:
LP 10[kV] Shkolla Normale J04 (kodi: 30033004) nga ora 12:00 deri 14:00.
Vendet: Lagjja Tusus 1, Lagjja Tusus 2, Lagjja Tusus 3, Lagjja Tusus 4, Lagjja Tusus 5, Shkolla Normale, KFOR-i turk dhe Lagjja e Trimave.
Arsyeja: Rregullimi i termometrit në Trafo – 2.

2.
Nga TS 35/10 kV Prizreni IV do të ndërprehet:
LP 10[kV] Bajram Curri J08 (kodi: 30033008) nga ora 12:00 deri 14:00.
Vendet: Rrugët Kukësi, Xhevat Berisha, Sali Bytyqi, Mbreti Pleurat, Bajram Curri, Wiliam Walker; afariste: “Afioni”, Etem-Trade”,”EULEX”, “Kuk-Komerc”, “Sharri Beton” dhe “Sharri Pllast”.
Arsyeja: Rregullimi i termometrit në Trafo 2.