Search

Punime dhe investime në rrjetin elektrik, KEDS paralajmëron për ndërprerjet e planifikuara sot

December 23, 2025


Për shkak të punimeve të domosdoshme për siguri të sistemit, investimeve dhe punëve të palëve të treta, KEDS ka paralajmëruar ndërprerjen e përkohshme të energjisë elektrike në disa lokacione.

Më poshtë orari i plotë i paralajmërimeve nga KEDS për datën 23 Dhjetor:

Rajoni i Prishtinës

Punime në projekte investive

Nga TS 35/10kV Drenasi do të ndërprehet:
LP 10kV J13 Shtrubullova (kodi: 16100004) nga ora 09:00 deri 17:00
Vendet: Shtrubullovë, Krajkovë, Domanek, Baicë, Obri dhe Drenas- një pjesë.
Arsyeja: Projekte investive, realizimi i lidhëseve dhe energjizimi i kabllove të reja.

Rajoni i Ferizaj

Punime në projekte investive

Nga TS 110/35/10[kV] Lipjani do të ndërprehet:
LP 10kV J08 Sllovia (kodi: 41000003) nga ora 09:00 deri 17:00
Vendet: Dobratin, Gushtericë e Poshtme, Livagjë,Sllovi, Smallushë, Çollapek, Gllavicë dhe Marevc.
Arsyeja: Energjizimi i rrjetit të ri dhe trafostacionit të ri.