Punime dhe investime në rrjetin elektrik, KEDS paralajmëron për ndërprerjet e planifikuara sot
December 01, 2025

Për shkak të punimeve të domosdoshme për siguri të sistemit, investimeve dhe punëve të palëve të treta, KEDS ka paralajmëruar ndërprerjen e përkohshme të energjisë elektrike në disa lokacione.
Më poshtë orari i plotë i paralajmërimeve nga KEDS për datën 1 Dhjetor:
Rajoni i Mitrovicës
Punime nga pala e tretë
Nga NS 110/10 [kV] Mitrovica 2 do të ndërprehet:
Dalja 10 [kV] J02 Fidanishtja (kodi: 70000003) nga ora 10:00 deri në ora 16:00
Vendet: rrugët: Afrim Hajrizi (një pjesë), Artim Jashari, Ali Pashë Gucia (një pjesë), Aziz Zhilivoda (një pjesë), Bashkimi Kombëtar (një pjesë), Badri Hasani (një pjesë), Behram Mehmeti (një pjesë), Beteja e Kosharës (një pjesë), Dan Doroci, Harun Beka (një pjesë), Ilirida, Ismail Loshi (një pjesë), Lekë Dukagjini (një pjesë), Mbretereshë Teuta, Maxhistralja e Adriatikut (një pjesë), Mujë Krasniqi, Musa Hoti (një pjesë), Qamëria (një pjesë), Muharrem Kurti (një pjesë), Mehmet Isai (një pjesë), Meliha Rama (një pjesë), Ramadan Zeqiri (një pjesë), Ramadan Peci, Hilmi Kajtazi, Safet Rexhepi (një pjesë), Olise Paskali (një pjesë), Riza Selaci (një pjesë), Ukshin Kovaqica, Mursel Rama dhe Xhevdet Ahmeti (një pjesë).
Arsyeja: Punime sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar.
Rajoni i Gjakovës
Punime në projekte investive
Nga NS 110/10 [kV] Gjakova 2 do të ndërprehet:
Dalja 10[kV] Bistrazhini (kodi: 81000005) nga ora 09:00 deri në ora 18:00
Vendet: Fshatrat Bistrazhin, Damjan (një pjesë), Dol, Fshaj (një pjesë), Gërqinë, Kusar, Kushavec (një pjesë), Lipovec, Marmull, Marash, Pjetërshan, Raç (një pjesë), Ramamat, Rrezinë dhe Smaq (një pjesë).
Arsyeja: Projekte investive, konvertimi i daljes në 20kV.
Rajoni i Gjilanit
Punime në projekte investive
Nga NS 35/10[kV] Kllokoti do të ndërprehet:
Dalja 10 [kV] Tërpeza (kodi: 61065012) nga ora 09:00 deri në ora 16:00
Vendet: Fshatrat Ballancë, Çifllak (një pjesë), Devajë, Kllokot (një pjesë), Kravaricë, Pozharan, Tërpezë dhe Zhiti.
Arsyeja: Projekte Investive. Ngritja e shtyllave të reja në rrjet ekzistues.