Punime dhe investime në rrjetin elektrik, KEDS paralajmëron për ndërprerjet e planifikuara sot
November 05, 2025

Për shkak të punimeve të domosdoshme për siguri të sistemit, investimeve dhe punëve të palëve të treta, KEDS ka paralajmëruar ndërprerjen e përkohshme të energjisë elektrike në disa lokacione.
Më poshtë orari i plotë i paralajmërimeve nga KEDS për datën 5 Nëntor:
Rajoni i Prishtinës
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
Nga NS 35/10[kV] Koliqi H05 do të ndërprehet:
NS 35/10[kV] Batllava me kod: 140150 dhe pa tension mbesin të gjitha daljet 10kV nga ora 10:00 deri 10:30
Vendet: Batllavë, Gërdovc, Bellopojë, Llugë, Gibovc, Shkolla e Vjetër, Xhamia e Vjetër, Kalatica, Braina, Bërveniku, Bllata, Metergovci1 dhe 2,Orllani, Vikendicat,Te Zahir Pajaziti dhe MAP Burgu i Sigurisë së Lartë.
Arsyeja: Ndërprerje për siguri, manipulim me kthina.
Punime në projekte investive
Nga TS 110/10(20)kV Prishtina 7 do të ndërprehet:
Dalja 10kV J13 Fabrika e kasetave (kodi: 19000039) prej orës 08:00 deri në ora 20:00
Vendet: Fabrika e Kasetave, Hajvali Vorret dhe Busia Petroll
Arsyeja: Projekte investive, kalimi i linjës prej 10kV në 20kV.
Rajoni i Pejës
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
Nga TS 110/35/10 kV Peja 1 do të ndërprehet:
Dalja 10kV Radavci (kodi: 50000004) prej orës 10:00 deri në ora 15:30
Vendet: Novosellë, Radavc, Brestovik, Dogna, Jabllanicë e Madhe dhe BRE-Hidrocentrali Radavci.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron.
Rajoni i Prizrenit
Punime në projekte investive
Nga TS 110/35/10 kV Theranda do të ndërprehet:
Dalja 10kV Mushtishti (kodi: 32000002) prej orës 08:30 deri në ora 18:00
Vendet: Sopija I, Sopija II, Dubrava, Mushtishti, Savrova, Bukoshi, Vraniqi dhe Baqevci.
Arsyeja: Projekte investive, kalimi i linjës prej 10kV në 20kV dhe punë të tjera elektrike.
Rajoni i Mitrovicës
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
1.
Në TS 110/10 kV Mitrovicë
Nga dalja 10 Tjegullorja do të ndërprehet trafostacini:
TS 10/04kV 1000 Xhema (kodi: 70000007001) prej orës 09:00 deri në ora 15:00
Vendet: Rr.Sali Çeku.
Arsyeja: Ndërprerje për shkaqe sigurie, bartja e rrjetit nga shtyllat e vjetra në shtyllat e reja dhe demontimi i shtyllave të vjetra.
2.
Nga TS 110/10 kV Vushtrria 2 do të ndërprehet:
Dalja 10kV Stac. Hekurudhor (kodi: 73000004) prej orës 10:00 deri në ora 15:30
Vendet: Shtitaricë, Dalak, Akrashticë, Pantinë, Bukosh, Taraxhë, Liqej, Balincë, Oshlan, Duboc, Galicë, Beçiq dhe Brusnik.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron.
Rajoni i Gjakovës
Punime në projekte investive
Në TS 35/10 kV Gjakova I
Nga dalja 10 kV Piskota do të ndërprehet Ts-i:
TS 10/04kV TS 29 (kodi: 80080016003) prej orës 09:00 deri në ora 17:00
Vendet: Rr. Lekë Dukagjini.
Arsyeja: Projekte investive, kyçja e konsumatorëve ekzistues në rrjetin e ri.