Punime dhe investime në rrjetin elektrik, KEDS paralajmëron për ndërprerjet e planifikuara sot
November 04, 2025

Për shkak të punimeve të domosdoshme për siguri të sistemit, investimeve dhe punëve të palëve të treta, KEDS ka paralajmëruar ndërprerjen e përkohshme të energjisë elektrike në disa lokacione.
Më poshtë orari i plotë i paralajmërimeve nga KEDS për datën 4 Nëntor:
Rajoni i Prishtinës
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
Nga TS 110/35/10kV Fushë-Kosova do të ndërprehet:
Dalja 10kV Shtëpia e kulturës (kodi: 15100003) prej orës 14:00 deri në ora 15:45
Vendet: Qendra e Fushë-Kosovës te Stacioni i Trenit dhe ana majtë deri te rruga e Çerdhes.
Arsyeja: Ndërprerje për shkaqe sigurie, shtrirja e kabllos XHE 49-A , 1×150/25mm2 sipas projektit.
Rajoni i Pejës
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
Nga TS 35/10kV Dragash (H03) do të ndërprehet:
NS 35/10kV Dikanca (kodi 300370) dhe pa tension mbesin të gjitha daljet 10kV prej orës 10:00 deri ne ora 15:00
Vendet: Fshatrat Baçkë, Dikancë, Leshtan dhe Radesh, Brod dhe ”FRIGO FOOD E.I”SH.P.K. në Dikancë.
Arsyeja: Pastrimi i linjës nga vegjetacioni.
Rajoni i Prizrenit

Rajoni i Ferizaj
Punime nga pala e tretë
Në TS 110/35/10kV Ferizaj 1
Nga dalja 10 kV Vëllezërit Gërvalla 1 do të ndërprehet:
TS 10/04kV Jeton Qorrolli-Liridoni (kodi: 40000031299) prej orës 09:00 deri në ora 12:00.
Vendet: Objekti Jeton Qorrolli-Liridoni.
Arsyeja: Ndërrimin e panelit të tensionit të ulët dhe trafostacionit, sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar.
Rajoni i Mitrovicës
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
Nga TS 110/10[kV] Vushtrria 2 do të ndërprehet:
Dalja 10[kV] Martiraj (kodi: 73000009) nga ora 10:00 deri 15:30
Vendet: Bahri Kuqi, Bajram Imeri, Gojbule, Studime, Sfaraqak, Skrome, Bozhlan, Gumnishte, dhe Begaj.
Arsyeja: Intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron.
Rajoni i Gjakovës
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
Nga NS 10[kV] Gjakova II do të ndërprehet:
Dalja 10[kV] Raq – Moglica (kodi: 81000117) nga ora 10:00 deri në ora 15:30
Vendet: Lagjja Brekoc. Rrugët: Domenik Përgegaj, Drenica, Minatori, Shote Galica; fshatrat: Moglicë, Goden, Jahoc, Prush, Raçë, Vogovë dhe Zhub.
Arsyeja: Intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron.
Rajoni i Gjilanit
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
Në TS 35/10 kV Gjilani IV
Nga dalja 10 kV J12 Arbëria do të ndërprehet Ts-i:
TS 10/04kV Qenar Qeshme (kodi: 60063012037) prej orës 08:30 deri në ora 14:00
Vendet: Arbëri.
Arsyeja: Ndërprerje për siguri, punime në projektin e shkarkimeve te daljeve te TU, TS-037 Qenar Qeshme.