Search

Punime dhe investime në rrjetin elektrik, KEDS paralajmëron për ndërprerjet e planifikuara sot

October 03, 2025


Për shkak të punimeve të domosdoshme për siguri të sistemit, investimeve dhe punëve të palëve të treta, KEDS ka paralajmëruar ndërprerjen e përkohshme të energjisë elektrike në disa lokacione.

Më poshtë orari i plotë i paralajmërimeve nga KEDS për datën 3 Tetor:

Rajoni i Prishtinës

Punime në projekte investive

Nga NS 110/10(20)kV Prishtina 7 do të ndërprehet:
Dalja 10kV J12 Hajvalia (kodi: 19000040) nga ora 09:00 deri 18:00.
Vendet: Hajvali Shkolla, Hajvali Policia, Hajvali Ulzat 1, Hajvali Ulzat 2 dhe Mili Hajvali.
Arsyeja Projekte investive. Ndërrimi i transformatorëve dhe i kthinave.

Punime nga palët e treta

Nga TS 110/10(20)kV Prishtina 2
Nga Dalja 10[kV] J06 Dalja nr.4 Pr2 do të ndërprehet
NS 10/0.4kV Arbër Kryeziu “ROYAL” SH.P.K (kodi: 11000075261) me date 03.10.2025 (e premte) nga ora 22:00 deri 04.10.2025 (e shtunë) në ora 08:00
Vendet: Royal Malli.
Arsyeja: Realizimi i punimeve sipas aprovimit të projektit, zëvendësimi i Panelit 0.4kV.

Rajoni i Ferizaj

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

Nga NS 35/10 [kV] Shtime do të ndërprehet:
Dalja 10[kV] J04 Carraleva në Degëzimin e Bjeshkës nga ora 09:30 deri në ora 14:30
Pa tension mbesin këto NS 10/0.4[kV]:
1. NS 10/0.4[kV] Mermer Komerc ( kodi: 41046004051)
2. NS 10/0.4[kV] TSGURI Asllan Bilalli (kodi: 41046004110
3. NS 10/0.4[kV] Ranca (kodi: 41046004052)
4. NS 10/0.4[kV] Topilla I (kodi: 41046004053)
5. NS 10/0.4[kV] Topilla II (kodi: 41046004054)
6. NS 10/0.4[kV] Topilla III (kodi: 41046004055)
7. NS 10/0.4[kV] Devetak ( kodi: 41046004056)
8. NS 10/0.4[kV] Llanishti (kodi: 41046004057)
9. NS 10/0.4[kV] TS-Reshanët – Grajçevc (kodi: 41046004093)
Vendet: Reçak, Rancë, Topilla, Llanishtë, Devetak dhe Greiçec.
Arsyeja: Pastrimi i trasesë, ndërrimi i izolatorëve në degëzimin për bjeshkë.

Rajoni i Gjakovës

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

Nga NS 35/10kV Gjakova II do të ndërprehet:
Dalja 10[kV] J07 Raqë-Moglica (kodi: 81000117) nga ora 09:00 deri 13:00.
Vendet: Lagjja Brekoc, rrugët: Domenik Përgegaj, Drenica, rr.Minatori, Shote Galica, fshatrat: Moglicë, Goden, Jahoc, Prush, Raçë, Vogovë dhe Zhub.
Arsyeja: Vendosja e shkarkuesve të mbitensionit dhe eliminimi i rrjetit të vjetër te Pishina Moglicë.