Search

Punime dhe investime në rrjetin elektrik, KEDS paralajmëron për ndërprerjet e planifikuara sot

August 20, 2025


Për shkak të punimeve të domosdoshme për siguri të sistemit, investimeve dhe punëve të palëve të treta, KEDS ka paralajmëruar ndërprerjen e përkohshme të energjisë elektrike në disa lokacione.

Më poshtë orari i plotë i paralajmërimeve nga KEDS për datën 20 Gusht:

Rajoni i Prishtinës

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

Nga TS Peja 1 110/35/10 kV do të ndërprehet:
Dalja 10kV Radavci (kodi: 50000004) prej orës 10:00 deri në ora 15:30
Vendet: Novosellë, Radavc, Brestoviku, Dogna, Jabllanica e Madhe dhe BRRE-Hidrocentrali Radavci.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron.

Rajoni i Mitrovicës

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.
Nga TS 110/10 kV Vushtrria 2do të ndërprehet:
Dalja 10kV Maxhunaj (kodi: 73000011) prej orës 10:30 deri në ora 15:30
Vendet: Dumnicë, Samadrexhë, Cicili, Sllakovc Ropicë, Vilanc dhe një pjesë e fshatit Maxhunaj
Arsyeja: Ndërprerje për siguri, ngritja e shtyllës metalike dhe montimi i shtyllës për projektin Maxhunaj.

2.
Nga TS 110/10 kV Vushtrria 2do të ndërprehet:
Dalja 10kV KFORI Francez (kodi: 73000015) prej orës 10:30 deri në ora 15:30
Vendet: KFOR-i francez.
Arsyeja: Ndërprerje për siguri, ngritja e shtyllës metalike dhe montimi i shtyllës për projektin Maxhunaj.

Punime në projekte investive

Nga TS 110/10 kV Mitrovica II do të ndërprehet:
Dalja 10kV Koshtova (kodi: 70000005) prej orës 09:00 deri në ora 17:00
Vendet: Koshtovë, Vinarcë i Ulët, Vinarcë i Epërm, Gushafc, Koprivë, Broboniq dhe Gradevc.
Arsyeja: Projekte investive, ndërrimi i transformotorit, ormanit dhe i shkarkuesve të mbitensionit.

Rajoni i Gjilanit

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

Nga TS Gjilani 1 110/35/10 kV do të ndërprehet:
Dalja 10kV Albi Mall (kodi: 60062020) prej orës 11:00 deri në ora 12:00
Vendet: Albi Comerce – Sutki Humolli.
Arsyeja: Ndërprerje për siguri, ndërrimi i bobinës së kyçjes.