Punime dhe investime në rrjetin elektrik, KEDS paralajmëron për ndërprerjet e planifikuara sot
August 13, 2025

Për shkak të punimeve të domosdoshme për siguri të sistemit, investimeve dhe punëve të palëve të treta, KEDS ka paralajmëruar ndërprerjen e përkohshme të energjisë elektrike në disa lokacione.
Më poshtë orari i plotë i paralajmërimeve nga KEDS për datën 13 Gusht:
Rajoni i Prishtinës
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
1.
Nga TS 35/10kV Batllava do të ndërprehet:
Dalja 10kV Batllava (kodi: 14015001) prej orës 08:30 deri në ora 10:30
Vendet: Batllavë, Gërdovc, Bellopojë dhe Llugë.
Arsyeja: Ndërprerje për siguri. Zëvendësim i shtyllës se aksidentuar 10[kV].
2.
Nga TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet:
Dalja 10kV Fshatrat 1 (kodi: 14000009) prej orës 09:30 deri në ora 14:30
Vendet: Sekiraqë, Poterët, Qershijat, Kamerollët, Sekiraqa 1, Sekiraqa 2, Sekiraqa 3, Kunushefc 1 dhe 2. Buricë, Gllamnik dhe Llapashticë e Ulët
Arsyeja: Ndërprerje për siguri. Zëvendësimi i shtyllës së aksidentuar 10[kV].
Rajoni i Pejës
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
Nga NS 110/10(20)[kV] Peja 2 do të ndërprehet:
Dalja 10kV Kastrati (kodi: 51000007) nga ora 10:00 deri 15:30.
Vendet: Lagjja Dardania, Llozhani, Zllopeku, Poqesta, Belinca, Doberdoli, Babiqi, Pistoni, Sedefi.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive. Intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron.
Rajoni i Ferizaj
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
Nga NS 110/35/10 kV Lipjani do te nderprehet:
Dalja 10 kV J31 Prishtina Mall (me kod: 41047010) nga ora 11:00 deri 13:00.
Vendet: Prishtina Mall.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive. Testimi i transformatorit të fuqisë.
Punime në projekte investive
1.
Nga NS 35/10[kV] Ferizaj III do të ndërprehet:
Dalja 10[kV] J17 Ylli 3 (kodi: 40042017 ) nga ora 09:00 deri 18:00.
Vendet: Rr. Ramadan Salihu, Skënderbeu, Epopeja e Jezercit, Naim Beka, Sadik Bega, Sharrit, Epopeja e Jezercit, Sejdi Sejdiu, Ejup Statovci dhe Enver Topalli.
Arsyeja: Ndërrimi i pajisjeve në TS Stadioni dhe TS Azmani.
2.
Nga NS 35/10[kV] Ferizaj II do të ndërprehet:
Dalja 10[kV] J14 Sillosi (kodi: 40041001) nga ora 09:00 deri 18:00
Vendet: Rr 28 Nentori, TS Ganimete Tërbeshi,
Arsyeja: Ndërrimi i pajisjeve në TS Stadioni dhe TS Azmani.
Rajoni i Mitrovicës
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
TS 10 kV Shupkovci
Nga dalja 10 kV Betonjerka do të ndërprehet trafostacioni:
TS 10/04kV 2 Korriku (kodi: 70000104020) prej orës 10:00 deri në ora 15:30
Vendet: Rr. Kadri Bistrica.
Arsyeja: Zhvendosja e konsumatorëve në rrjetin e ri në TS 2 Korriku.
Rajoni i Gjakovës
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
Nga TS 35/10 kV Malisheva do të ndërprehet:
Dalja 10kV Caralluka (kodi: 82082001) prej orës 10:30 deri në ora 15:30
Vendet: rr.603 Adem Jashari (një pjesë), rr.605 Rilindja Kombëtare (1 konsumator), rr.606 Pavarësia (1 konsumator), rr.610 Hisni Mazreku (1 konsumator), fshatrat: Carallukë, Dragobil, Drenoc, Panorc, Shkarashnikë, Tërpezë e Poshtme, Vërmicë dhe Vërmicë e Malishevës.
Arsyeja: Eliminimi i vërejtjeve në LP Carallukë.
Punime në projekte investive
Nga NS 35/10[kV] Gjakova I do të ndërprehet:
Dalja 10kV Dobroshi (kodi: 80080007) nga ora 09:00 deri 17:00.
Vendet: Fshatrat Batushë, Berjah, Brovinë, Dobrosh, Hereç, Molliq, Nivokaz, Osek Hilë (një pjesë), Pacaj, Skivjan (një pjesë), Stubull; rrugët: Dedë Gjon Luli (një pjesë), Pashko Vasa dhe Lekë Dukagjini.
Arsyeja: Projekte investive. Ndërrimi i shkarkueseve mbitensionit dhe izolatorëve.