Punime dhe investime në rrjetin elektrik, KEDS paralajmëron për ndërprerjet e planifikuara sot
August 08, 2025

Për shkak të punimeve të domosdoshme për siguri të sistemit, investimeve dhe punëve të palëve të treta, KEDS ka paralajmëruar ndërprerjen e përkohshme të energjisë elektrike në disa lokacione.
Më poshtë orari i plotë i paralajmërimeve nga KEDS për datën 8 Gusht:
Rajoni i Prishtinës
Punime nga pala e tretë
Nga NS 110/10(20) [kV] Prishtina 2 do të ndërprehet:
Dalja 20[kV] J11-PR 2-Dalja nr 6 (kodi:11000077) nga ora 09:00 deri në ora 12:00.
Vendet: Rr.Xheladin Hana, rr.Ndue Përlleshi ( një pjesë), rr.Enver Maloku (një pjesë), rr.Ukshin Kovaçica, rr.Muharrem Fejza, Naki Trade, VG Construction, Lura Property, Tregtia, F&A Inxhiniering, Iliria Bulding, NTP Premtimi, Swiss building, Famis-CO, Alko Group, NNP Bajram Hoxha dhe Mirsad Sopjani.
Arsyeja: Punime sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar.
Rajoni i Ferizaj
Punime në projekte investive
Nga TS 35/10kV Ferizaj II do të ndërprehet:
Dalja 10[kV] Kosovapetrolli (kodi: 40041003) nga ora 09:00 deri në ora 18:00
Vendet: Rr.”G.Terbeshi”, Talinovci i Jerlive, Muhovci, Prelezi i Jerlive dhe i Muhaxherëve dhe bizniset private.
Arsyeja: Projekte investive, demontimi i rrjetit të vjetër.
Rajoni i Gjilanit
Punime nga pala e tretë
Nga TS 110/35/10 kV Gjilani 1 do të ndërprehet:
Dalja 10kV Valon & Titan (kodi: 60062021) prej orës 10:00 deri në ora 16:00.
Vendet: Objekte te rr. Enver Miftari dhe rr. Marie Shllaku.
Arsyeja: Energjizimi i hyrje -dalje.