Punime dhe investime në rrjetin elektrik, KEDS paralajmëron për ndërprerjet e planifikuara sot
June 27, 2025

Për shkak të punimeve të domosdoshme për siguri të sistemit, investimeve dhe punëve të palëve të treta, KEDS ka paralajmëruar ndërprerjen e përkohshme të energjisë elektrike në disa lokacione.
Më poshtë orari i plotë i paralajmërimeve nga KEDS për datën 27 Qershor:
Rajoni i Prishtinës
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
Nga NS 220/10[kV] Drenasi do të ndërprehet:
Dalja 10[kV] Llapushniku (kodi: 16100028) nga ora 09:00 deri 14:00
Vendet: Llapushnik, Orllat, Negroc, Vuqak,Divjakë, Xhurgjicë, Shkolla LLapushnik, Kleqkë e re, Berishë dhe Terpezë.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive.
Punime në projekte investive
Nga NS 110/10[kV] Prishtina 5 do te ndërprehet:
Dalja 10[kV] Bardhoshi (kodi: 13000001) nga ora 09:00 deri 18:00
Vendet: Bardhosh, Bernicë, Siqevë, Sharban, Blind te Kupinët dhe Truda.
Arsyeja: Projekte investive, energjizimi i linjës se re.
Rajoni i Prizrenit
Punime nga pala e tretë
Nga NS 110/10[kV] Prizreni 3 do të ndërprehet:
Dalja 10[kV] Dardania (kodi 31000017) nga ora 11:00 deri 16:00
Vendet: Lubizhda, Skorobizhda dhe Dardania.
Arsyeja: Zhvendosja e rrjetit 0.4[kV] sipas zgjidhjes teknike.
Rajoni i Ferizaj
Punime nga pala e tretë
1.
Nga NS 35/10[kV] Ferizaj III do të ndërprehet:
Dalja 10[kV] Jezerci (kodi: 40042003) ora 09:00 deri 09:30
Vendet: Manastirc, Nerodime e Ulët dhe e Epërme, Balaj, Jezerc dhe bizniset private.
Arsyeja: Vendosjen e përçuesve dhe konzollës në shtyllën kyçëse sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar.
2.
Nga NS 35/10[kV] Shtërpca do të ndërprehet:
Dalja 10[kV] Gotovusha – Brodi (kodi: 40044005) nga ora 15:30 deri 16:30
Vendet: Një pjesë e Shtërrpcës te Shkolla, OSBE-ja, Biti e ulët, Biti e epërme, Shushiqë, Paloj, Gotovushë, Drekoci, Viqë, Firaj dhe Brod.
Arsyeja: Vendosjen e përçuesve dhe konzollës në shtyllën kyçëse sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit te aprovuar.
Rajoni i Mitrovicës
Punime nga pala e tretë
Nga NS 110/10[kV] Vushtrria 2 do të ndërprehet:
Dalja 10[kV] Stacioni Hekurudhor (kodi: 73000004) nga ora 10:00 deri 16:00
Vendet: fshatrat: Akrashticë, Ashlan, Balinc, Beqiq, Bruznik, Bukosh, Dolak, Dubovc, Galicë, Hercegov, Liqej, Lugmir, Mikushnicë (një pjesë), Novolan (një pjesë), Okrashticë, Oshlan, Pantinë, Shtitaricë, Shtruher, Stacioni Hekurudhor dhe Taraxha (një pjesë).
Arsyeja: Punime sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar – instalimi i një transformatori të ri, (trafo në shtyllë) dhe panelit të ri 0.4[kV].
Rajoni i Gjakovës
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
1.
Nga NS 35/10[kV] Gjakova I do të ndërprehet:
Dalja 10[kV] Skivjani (kodi: 80080009) nga ora 10:00 deri 14:00
Vendet: fshatrat: Bitesh, Dobrixhë, Dujakë, Firajë, Hereç, Jasiq, Novosellë e Epërme, Novosellë e Poshtme, Osek Hilë(një pjesë), Osek Pashë, Plançor dhe Skivjan.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, kthimi i furnizimit të rregullt të TS Novosellë e Epërme te shkolla.
2.
Nga NS 35/10[kV] Malisheva do të ndërprehet:
Dalja 10[kV] Bellanica (kodi: 82082005) nga ora 10:00 deri 14:00
Vendet: rr.605 Rilindja Kombëtare (1 konsumator), rr.608 Hamdi Berisha (1 konsumator), fshatrat: Balincë, Bardhë, Bellanicë, Javor, Lladroc, Lladroviç, Lubizhdë, Lluzhnic, Ngucat, Senik dhe Temeqinë.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, pastrimi i trasesë dhe kontrollimi i vajit të transformatorëve.
Punime nga pala e tretë
Nga NS 10[kV] Gjakova II do të ndërprehet:
NS 10/0.4[kV] TS Enver Ahmeti (kodi: 81000116371) nga ora 09:00 deri 12:00
Vendet: Rr. Yjet e Erenikut dhe rr.Anton Çetta, nga një pjesë.
Arsyeja: Vendosja e kthinës sipas pëlqimit elektro-energjetik (jo energjizimi i trafostacionit).
Rajoni i Gjilanit
Punime nga pala e tretë
Nga NS 110/35/10[kV] Vitia do të ndërprehet:
Dalja 10[kV] Vitia (kodi: 61067005) nga ora 09:00 deri 12:00
Vendet: rrugët: 11 Marsi (një pjesë), 28 Nëntori (një pjesë), Adem Jashari, Dëshmorët e Kombit, Elena Gjika, Flaka e Janarit, Hafiz Ali Korqa (një pjesë), Hasan Prishtina, Hoxhë Jonuzi, Idriz Seferi (një pjesë), Isa Boletini (një pjesë), Mustafë Koka, Nikolla Teslla (një pjesë), Qerqiz Topulli (një pjesë), Sherif Frangu, Shote Galica (një pjesë), Banesa Euro Abi, Banesa Palma, Banesa Socilae, Viti, Qerqiz Topulli, Flaka e Janarit, Gjilanit (një pjesë), Habib Sejdiu, Xhemajli Ademi dhe një pjesë e fshatit Beguncë.
Arsyeja: Kyçja e trafo-shtyllës në shtyllën ekzistuese, sipas pëlqimit elektro-energjetik.