Search

Punime dhe investime në rrjetin elektrik, KEDS paralajmëron për ndërprerjet e planifikuara sot

March 27, 2025


Për shkak të punimeve të domosdoshme për siguri të sistemit, investimeve dhe punëve të palëve të treta, KEDS ka paralajmëruar ndërprerjen e përkohshme të energjisë elektrike në disa lokacione.

Më poshtë orari i plotë i paralajmërimeve nga KEDS për datën 27 Mars:

Rajoni i Prishtinës

Punime në projekte investive

Nga NS 110/10 kV Prishtina 5 do të ndërprehet:
Dalja 10 kV J20 Pompat e Ujësjellsit (kodi: 13000009) nga ora 08:00 deri 15:00
Vendet: Pompat e Ujit Bërnicë.
Arsyeja: Projekte investive, ndërrimi i transformatorëve dhe kthinave te Pompat e Ujësjellësit Batllavë.

Rajoni i Pejës

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

Nga NS 110/35/10 kV Peja 1 do te ndërprehen:
NS 35/10kV KFOR-i (H02) (kodi 500550) nga ora 11:00 deri 15:00
Vendet: KFOR-i.
Arsyja:- Ndërprerje për siguri, ndërrimi i transformatorit të fuqisë 4 [MVA].

Rajoni i Ferizaj

Punime në projekte investive

1.
Nga TS 35/10kV Ferizaj III do të ndërprehet:
Dalja 10kV Gaçkes (kodi: 40042002) nga ora 12:00 deri 13:00
Vendet: Greme, Gaçka, Burrnik, Izhanc, Kashtanjevë, Bajnicë, Semaj, Prushaj, Sllatinë dhe bizniset private.
Arsyeja: Projekte investive, ngritja e shtyllave.

2.
Nga TS 35/10kV Ferizaj III do të ndërprehet:
NS 10/04kV TS Greme Xhemshiri (kodi: 40042002190) nga ora 09:00 deri 15:30
Vendet: Greme, një pjesë.
Arsyeja: Projekte investive, ngritja e shtyllave.

Rajoni i Gjilanit

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.
Nga NS 110/10[kV] Kamenica do të ndërprehet:
Dalja 10 [kV] Koretini (kodi: 62000017) nga ora 10:30 deri 10:45 dhe nga ora 14:45 deri 15:00
Vendet: fshtarat: Berivojcë (një pjesë), Bllatë (një pjesë), Crepanë, Domoroc, Koretin, Kormjan i Poshtëm, Kormnjan i Epërm dhe Topanicë.
Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, manipulim me ndarësit e tensionit të mesëm.

2.
NS 110/10[kV] Kamenica
Nga Dalja 10 [kV] Koretini do të ndërprehet:
NS 10/0.4[kV] TS Xhamia e Medresesë (kodi: 62000017165) nga ora 10:30 deri 15:00
Vendet: Një pjesë e fshatit Koretin.
Arsyeja: Ndërprerje për shkaqe sigurie, riparimi i ormanit të tensionit të ulët.