Search

Punime dhe investime në rrjetin elektrik, KEDS paralajmëron për ndërprerjet e planifikuara sot

January 21, 2025


Për shkak të punimeve të domosdoshme për siguri të sistemit, investimeve dhe punëve të palëve të treta, KEDS ka paralajmëruar ndërprerjen e përkohshme të energjisë elektrike në disa lokacione.

Më poshtë orari i plotë i paralajmërimeve nga KEDS për datën 21 Janar:

 

Rajoni i Prizrenit

Punime në projekte investive

Nga TS 110/35/10 kV Theranda do të ndërprehet:

Dalja 10kV J05 Rruga e Reçanit (kodi: 32000005) nga ora 09:00 deri 12:30

Vendet: pjesët periferike të Therandës (rr.Reçani); Banesat e Benafit, Banesat e Inxhinieringut, Banesat te Viva, lagjja Hoxha I dhe II.

Arsyeja: Punimi i lidhëseve te TS-Policia.

Rajoni i Gjakovës

Punime në projekte investive

Nga NS 35/10[kV] Malisheva  do të ndërprehet:

Dalja 10kV Kijeva (kodi: 82082007) nga ora 09:00 deri 18:00

Vendet: fshatrat: Balincë, Bubavec, Drenoc, Gollubovc, Kijevë, Llazicë, Lubizhdë, Mleqan, Plloçicë, Polluzhë dhe Stapanicë.

Arsyeja: Projekte investive, ndërrimi i konzollave dhe izolatorëve nën largpërçuesit ekzistues.