Search

Punime dhe investime në rrjetin elektrik, KEDS paralajmëron për ndërprerjet e planifikuara sot

January 20, 2025


Për shkak të punimeve të domosdoshme për siguri të sistemit, investimeve dhe punëve të palëve të treta, KEDS ka paralajmëruar ndërprerjen e përkohshme të energjisë elektrike në disa lokacione.

Më poshtë orari i plotë i paralajmërimeve nga KEDS për datën 20 Janar:

 

Rajoni i Prishtinës

Punime në projekte investive

Nga TS 35/10kV Besia do të ndërprehet:

Dalja 10kV Prugovc (kodi: 10013012) nga ora 09:00 deri 17:00

Vendet: Barilevë Lecët, Te kanali Besi, Leban te baza 1, Prugovc Extra Dragusha, Leban Dobratiqët, Besi Ambulanca 1, Rimanishta, Betonjerka private Lebanë, objekti privat Deshishku, Zenit, Jaha Company dhe Prugovc Zuqollët.

Arsyeja: Projekte investive, ngritja e trafo-shtyllës së betonit dhe përgatitjet e tjera të nevojshme për zhvendosje të trafo- shtyllës ekzistuese.

Rajoni i Pejës

Punime në projekte investive

1.

Nga TS 110/10[kV] Deçani

Ne  NS 10/0.4kV Stabilimenti Baran do të ndërprehen këta trafostacione në dy termine nga 09:30 deri  11:00 dhe nga  14:00 deri 17:00.

1.TS 10/0.4 kV Vranoc i Ri (kodi: 53000002024)

2.TS 10/0.4 kV Vranoc Xhamia  (kodi: 53000002023)

3.TS 10/0.4 kV Vranoc Pompa  (kodi: 53000002030)

4.TS 10/0.4 kV Përparim Gashi  (kodi: 53000002059)

Vendet: Një pjese e Vranocit.

Arsyeja:  Ndërprerje për shkyçjen dhe rikyçjen e urave.

2.

Nga NS 110/10[kV] Deçani do të ndërprehet:

TS 10/0.4 kV Vranoc i ri (kodi: 53000002024) nga ora 09:30 deri 17:00

Vendet: TS Vranoc i Ri.

Arsyeja:  Projekti investiv, implementimi i punëve sipas projektit investiv.

Rajoni i Ferizaj

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

Nga TS 35/20/10 KV Magure do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] J05 Fshatrat- Magure (kodi: 41048002) nga ora 10:00 deri 14:00

Vendet: Magurë, Medvevc, Dobrajë, Rreze, Blinajë, Qylagë, Poturovc, Torinë dhe Gllanicë.

Arsyeja:  Ndërprerje për shkaqe sigurie, energjizimi i trafostacionit 10/0.4kV,250kVA i ri ne Qylagë-Parku i Biznesit.

Punime nga pala e tretë

Nga TS 35/10 KV Shtime do të ndërprehet:

Dalja10kV J02 Koshare (kodi: 41046005) nga ora 10:00 deri 12:00

Vendet: Kosharë, Magjistralja Ferizaj-Shtime, Slivovë, Gllavicë dhe Dramjak.

Arsyeja: Punët që duhet të kryhen sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar.

 

Rajoni i Gjakovës

Punime në projekte investive

Nga TS 35/10 kV Malisheva do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] J07 Banja (kodi: 82082008) nga ora 09:00  deri 14:00

Vendet: rr.602 Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, fshatrat: Banjë dhe Gajrak.

Arsyeja:  Projekte investive, demontim i shtyllave nën tension.

Rajoni i Gjilanit

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

NS 35/10[kV] Vitia

Nga Dalja 10[kV] Smira  do të ndërprehet:

NS 10/0.4kV TS Drobesh Kulla (kodi:61067006023) prej orës 11:00 deri në ora 15:00.

Vendet: Një pjesë e fshatit  Drobresh.

Arsyeja: Rritja e fuqisë së transformatorit nga 250kVA ne 400kVA TS-023 Drobesh Kulla.