Punime dhe investime në rrjetin elektrik, KEDS paralajmëron për ndërprerjet e planifikuara sot
December 27, 2024
Për shkak të punimeve të domosdoshme për siguri të sistemit, investimeve dhe punëve të palëve të treta, KEDS ka paralajmëruar ndërprerjen e përkohshme të energjisë elektrike në disa lokacione.
Më poshtë orari i plotë i paralajmërimeve nga KEDS për datën 27 Dhjetor:
Rajoni i Prishtinës
Punime në projekte investive
NS 110/10(20)kV Prishtina 5
Nga Dalja 10 kV Bardhoshi do të ndërprehet:
NS 10/0.4kV TS Blinda Bardhosh me kod: 13000001001 ) nga ora 09:00 deri 16:00
Vendet: Binda Bardhosh.
Arsyeja: Projekte investive, zhvendosja e rrjetit ekzistues në magjistralen Prishtinë-Podujevë në kuadër të LOT 5 2023.
Rajoni i Pejës
Punime në projekte investive
Në TS 110/10kV Deçani do të ndërprehet:
TS 10/04[kV] TS Papiq -Kodra (kodi: 53000002002) nga ora 09:30 deri në ora 17:00
Vendet: Papiq, nga një pjesë.
Arsyeja: Projekt investiv.
Rajoni i Prizrenit
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
Nga TS 110/35/10kV Prizreni 1 (H10) do të ndërprehet:
LP 35/10 kV Pirana (H01) me kod: 300340 dhe pa tension mbesin të gjitha daljet 10kV prej orës 11:00 deri në ora 15:00.
Vendet: fshatrat: Bregu i Drinit, Dedaj, Kabash i Hasit, Krajk (një pjesë), Kushnin, Lubizhdë e Hasit, Lukinaj (një pjesë) dhe Romajë, Mamusha, Medevec, Sërbicë e Ulët, Sërbicë e Poshtme dhe Zojz, Piranë, Randobravë, Retijë dhe Reti e Poshtme, Krushë e Madhe, Krushë e Vogël dhe Randobravë (një pjesë), biznese në Piranë dhe Krushën e Vogël dhe I.M.N”Tulltorja” në Landovicë.
Arsyeja: Ndërprerje emergjente, energjizimi i transformatorit TR-3 dhe kthinave të reja 35 dhe 10 [kV].
Rajoni i Mitrovicës
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
Në TS 110/10 kV Vushtrria 2 do të ndërprehet:
NS 10/0.4kV TS Enti për Inkuadrim (kodi: 7300001005) nga ora 10:30 deri 15:30
Vendet: rr. Afrim Muzaqi një pjesë.
Arsyeja: Ndërprerje për shkaqe sigurie, zëvendësimi i ndërprerësit dhe rritja e seksionit në 0.4kV.
Rajoni i Gjakovës
Punime në projekte investive
Nga TS 35/10 kV Malisheva do të ndërprehet:
Dalja 10kV Mirusha (kodi: 80082002) nga ora 09:00 deri 14:00
Vendet: Turjakë, Mirushë, Panorc, Gurebardh, Llapqeve, Damanek, Bubel dhe Burim.
Arsyeja: Projekte investive, energjizimi i rrjetit të ri nëntokësor të tensionit të mesëm në Projektin Mirusha Lot 28.