Search

Punime dhe investime në rrjetin elektrik, KEDS paralajmëron për ndërprerjet e planifikuara

21 Janar, 2022


Për shkak të punimeve të domosdoshme për siguri të sistemit dhe punëve të palëve të treta, KEDS për sot ka paralajmëruar ndërprerjen e përkohshme të rrymës në disa lokacione.

Më poshtë orari i plotë:

Rajoni i Ferizajit

Punime nga palët e treta

1.
Nga TS 35/10kV Ferizaj II do të ndërprehet:
Dalja 10 kV Kosovapetrolli (kodi: 40041003) prej orës 10:00 deri në ora 13:00
Vendet: rr. “G.Terbeshi”, Talinovci i Jerlive, Muhovci, Prelezi i Jerlive dhe i Muhaxherëve dhe bizniset private.
Arsyeja: Ndërrimi i konzollës, shkarkuesve të tyensionit të mesëm, në bazë të rekomandimit të Komisionit për Pranim Teknik.

Rajoni i Gjilanit

Punime të domosdoshme për siguri te sistemit

Emergjent

1.
Nga NS 110/20(10) kV Kamenica do të ndërprehet:
LP 10kV Tuxhevci (kodi: 62000004) prej orës 10:00 deri në orën 11:00
Vendet: fshatrat: Svircë (një pjesë), Berivojcë, Boscë, Bratilloc (një pjesë), Feriqevë (një pjesë), Grizimë, Jagllarë (një pjesë), Malësia, Lagjëja e Malësisë, Moçar (një pjesë), Strelicë, Tugjec, Zajçec dhe një pjesë e rrugës Kadri Zeka.
Arsyeja: Ndërprerje emergjente për siguri të sistemit, për dislokimin e rrjetit pasi shtyllat e vjetra janë afër rrëzimit.

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.
Nga NS 110/20(10) kV Kamenica do të ndërprehet:
LP 10kV Rubovci (kodi: 62000003) prej orës 13:00 deri në orën 14:00
Vendet: fshatrat: Berivojcë (një pjesë) dhe Ruboc.
Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit, për dislokimin e rrjetit pasi shtyllat e vjetra janë afër rrëzimit.