Search

Punëtorët e KEK shpërblehen me një bonus prej 400€

July 28, 2025


Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës, KEK, do të marrin një bonus në vlerë prej 400€.

Kështu është marrë vendimi në mbledhjen e rregullt të Bordit të Drejtorëve të KEK, transmeton Telegrafi.

“Ky vendim është marrë bazuar në kompetencat statutare të Bordit, sipas Ligjit për Ndërmarrjet Publike dhe në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare të qeverisjes korporative, si dhe mbi bazën e performancës së mirë financiare të KEK Sh.A. gjatë vitit 2024. Njëkohësisht, në shqyrtimin e këtij vendimi janë marrë parasysh edhe kërkesat e dy sindikatave aktive në KEK Sh.A. – SR-KEK dhe SPEK – të adresuara gjatë takimeve të rregullta me menaxhmentin ekzekutiv”, thuhet në njoftimin e tyre.

Gjithashtu, thuhet se bordi e ka ndërmarrë këtë vendim me bindjen se mirëqenia e punonjësve të KEK mbetet një prioritet strategjik, duke i konsideruar ata si asetet më vitale të korporatës dhe themel të suksesit dhe stabilitetit të saj.

“Ky bonus përfaqëson një vlerësim të drejtpërdrejtë për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e vazhdueshëm të stafit në përmbushjen e objektivave të korporatës në sektorin energjetik të vendit. Zbatimi i vendimit do të bëhet nga menaxhmenti ekzekutiv, në koordinim me njësitë përkatëse financiare dhe administrative të KEK Sh.A”, vijon njoftimi.

/Telegrafi