Punëtorët e KEDS-it dhe KESCO-s mbajnë grevë, paralajmërojnë vazhdimin për nesër dhe pasnesër
11 Maj, 2022

Këshilli Grevist i punëtorëve të KEDS-it dhe KESCO-s ka nisur sot grevën duke kërkuar rritjet të pagave për 100 euro.
Siç ka njoftuar Federata e Sindikatave të Pavarura Elektrokosova, kjo grevë do të zgjasë për tri ditë rresht. Greva sot është mbajtë një orë.
Më 12 maj do të jetë dyorëshe dhe ditën e tretë do të jetë grevë treorëshe.

Punëtorët e KEDS&KESCO në grevë nga 11 maji: Na u ofruan vetëm nga 30 euro rritje rroge
Lexo më shumë