Publikohet Manuali i Monitorimit dhe Vlerësimit të Strategjisë së Energjisë
November 17, 2025

Ministria e Ekonomisë lanson Manualin e Monitorimit dhe Vlerësimit për Strategjinë e Energjisë të Republikës së Kosovës 2022-2031.
Sipas ME, ky manual do të sigurojë monitorimin e zbatimit të Strategjisë së Energjisë si dhe arritjen e caqeve të saj. Kjo do të ndihmojë politikbërjen e bazuar në të dhëna dhe vendimmarrje që udhëhiqet nga fakte.
Hartimi i këtij dokumenti është bërë në koordinim institutional dhe me përkrahje nga projekti: “Tranzicioni i energjisë dhe zbutja e klimës në Kosovë”, financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe implementuar nga Ministria e Ekonomisë dhe LuxDev, Agjencia e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor.
Dokumenti mund ta gjeni duke ndjekur Link-un.