Pronari i një picerie në rajonin e Pejës është zënë duke e vjedhur rrymën
April 17, 2024

Mobilizimi i KEDS në kapjen e atyre që keqpërdorin energjinë elektrike është i pandalshëm. Kësaj radhe, KEDS ka raportuar për kapjen e një pronari të një picerie duke vjedhur rrymën.
Pas identifikimit të rastit nga ekipet e KEDS, pronari i kësaj picerie detyrohet jo vetëm t’ia rikthejë KEDS-it 13,751.99 euro, por edhe të ballafaqohet me organet e gjyqësisë së Kosovës, sepse vjedhja e energjisë elektrike është e dënueshme me gjobë dhe deri në tri vjet burgim.