Search

Promovohet fushata kombëtare “Mbroje, Duaje, Mbaje” për mbrojtjen e ambientit

September 29, 2025


Fondi për Zhvillimin e Komunitetit ka lansuar fushatën kombëtare “Mbroje, Duaje, Mbaje”, me qëllim ngritjen e ndërgjegjësimit qytetar dhe fuqizimin e veprimeve të përbashkëta për mbrojtjen e mjedisit.

Në lansim u mblodhën mbi 130 pjesëmarrës, përfaqësues të organizatave mjedisore, institucioneve dhe bizneseve.

Në fjalën e tij, Ambasadori i Suedisë në Kosovë Jonas Westerlund theksoi rëndësinë e një partneriteti të gjerë dhe afatgjatë në të gjitha nivelet e shoqërisë, për të ndërtuar një ambient më të pastër dhe më të shëndetshëm, njoftoi CDF përmes një njoftimi në Facebook.

“Mbroje, Duaje, Mbaje” është një thirrje e hapur për qytetarët, institucionet dhe bizneset që kujdesi për mjedisin të bëhet pjesë e përditshmërisë sonë.

Fushata, e zhvilluar në kuadër të projektit “Fuqizimi i Organizatave të Shoqërisë Civile për Mjedisin në Kosovë (EECSOK)”, implementohet nga Community Development Fund, CDF, dhe mbështetet nga Ambasada Suedeze në Prishtinë.

/Telegrafi