Search

Projekti i parë hibrid në rajon realizohet në Maqedoni të Veriut – Parku Solar pajiset me sistem të baterive

February 18, 2026


Në Maqedonië e Veriut ka filluar operimin një sistemi i ri i baterive, i vendosur së bashku me parkun diellor Novaci, ky është projekti i parë në shkallë rrjeti i këtij lloji në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon.

Marka YESS Power e Topkapı Endüstri me seli në Stamboll njoftoi se ka bërë një hap të rëndësishëm drejt një sistemi energjetik më fleksibël, të besueshëm dhe të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor. Ka vënë në punë objektin e parë të energjisë diellore në shkallë të gjerë dhe BESS në rajon, në bashkëpunim me Cubenergy, me seli qendrore në Kinë, dhe në partneritet me Mey Energy si investitor.

Sistemi i baterive ka një kapacitet prej 30 MW dhe mund të furnizoj deri në 60 MWh energji. Ky projekt është i integruar me parkun diellor Novaci të Mey Energy i cili është realizuar në vitin 2023 me kapacilitet 55 MW, i cili përfundon në vitin 2023.

Sipas publikimeve të investitorëve, parku solar gjeneron 85 GWh në vit.

Përveç thyerjes së akullit në lidhje me teknologjinë BESS në rajon, kompanitë ndërmorën një hap simbolik për tranzicionin energjetik në Ballkanin Perëndimor. Konkretisht, ky projekt hibrid ndodhet në komunën e Novacit, në zemër të industrisë së qymyrit në Maqedoni të Veriut.

Është pranë minierës së hapur Suvodol, pjesë e kompleksit REK Bitola. Parku dieloor Novaci, ishte për një kohë të shkurtër, më i madhi në Ballkanin Perëndimor. Karavasta e Voltalias në Shqipëri mban vendin e parë, me 140MW.

Ky projekt është në përputhje me planet e Qeverisë Maqedonase

Maqedonia e Veriut ka miratuar në total 77 projekte për të sistemeve hibride me bateri dhe 19 propozime për asete të pavarura për ruajtjen e energjisë. Në total këto projekte do të arrinin në më shumë se 2 GW në fuqi operative dhe gati 5 GWh kapacitet ruajtje.

Kjo do të thot se sistemet e baterive do të kenë mesatarisht dy orë e gjysmë kohë për karikim dhe shkarkim të plotë.

Qeveria Maqedonase ka vlersuar koston e këtyre projekteve në 1.98 miliardë euro.

Për më tepër, parashihen dhe 61 njësitë e vogla nga planet të paraqitura nga disa autoritete komunale. Të cilat do të akumulojn 27.7 MW në fuqi operative dhe 117.6 MWh në kapacitet nominal.

/Balkan Green Energy News