Projekti i litiumi në Serbi: Vučić nuk heq dorë prej tij
November 20, 2024

Gjatë takimit të COP29 në Baku në Azerbejgjan Presidenti i Serbisë, Vučić, rithekson se qeveria nuk ka hequr dorë në projekti i litiumit Jadar.
Një nga investimet më të kundërshtuar gjatë viteve të fundit në Serbi është projekti i minierës së litiumit të Rio Tinto, Jadar. Që nga viti 2001, kur kompania Rio Tinto themeloi një filial në Serbi, aktivitetet e saj të kërkimit dhe përgatitjet për hapjen e një miniere janë dëmtuar nga disa çështje kyçe.
Filllimisht, kompania ka treguar komunikim të pakët dhe jotransparent në lidhje me projektin. Gjatë viteve pastaj dhe autoritetet serbe kanë ndryshuar qëndrimin ndaj projektit. Mirëpo, rezistenca e forte e banorëve të Luginës së Jadarit dhe vendeve të tjera anembanë Serbisë, është një nga faktorët më të mëdhenjë në bllokimin e këtij projekti. Organizatat mjedisore dhe qytetarët që kundërshtojnë investimin, për shkak të efekteve negative që një minier e tillë mund të sjell në tokat pjellore si dhe në rrjetin local hidrologjik.
Momentalisht, Kina është një nga konkurentët më të forte global sa i përketë litiumit. Për të ulur varësinë ndaj Kinës, shtete evropiane janë vazhdimisht në kërkim të resurseve më lokale të litiumi. Bashkimi Evropian, dhe Gjermania në veçanti, kanë treguar interes për minierat e litiumit në Serbi, ku dhe është nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me qeverinë e Beogradit. Evropa e sheh projektin si pjesë të zgjidhjes për të siguruar mjaftueshëm litium – një nga lëndët më kritike për tranzicionin energjetik.
Gjatë një fjalimi të dhënë në mbledhjen e 29 të konferencës kundër ndryshimeve klimatike të quajtu COP29. Vučić ka kërkuar mbështetjen e vendeve të zhvilluar ndaj Serbisë për financim në projekte të energjisë së pastër. Ai po ashtu ka përmendur se qeveria Serbe, ka përfunduar të gjitha procedurat e nevojshme nga ana e saj sa i përketë projektit të Jadarit, tani i mbetet kompanisë Rio Tinto që të pranoj kushtet e caktuara.