Projektet e erës në Portugali ‘shkëlqejnë’, shënohet rekord i ri prodhimi
January 23, 2024

Më 16 janar 2024 Portugalia ka arritur të prodhojë 4,917 megavat rrymë nga parqet e erës, duke tejkaluar kështu rekordin paraprak të shënuar më 17 tetor 2023.
Kështu thuhet në të dhënat e publikuara të enjten e kaluar nga operatori i rrjetit në nivel kombëtar, Redes Energetical Nacionais (REN).
Të njejtën ditë, konsumi i përgjithshëm i energjisë elektrike në Portugali kishte arritur në 167 gigavat orë, ndërsa piku i kërkesës për 8,553 megavat ishte arritur në ora 7:30. Gjatë pikut, energjia elektrike e prodhuar nga burimet e ripërtëritshme kishte mbuluar 88% të kërkesës kombëtare për energji elektrike, si dhe bilancet e eksportit.
REN gjithashtu ka thënë se prej fillimit të vitit dhe deri më 16 janar 2024, prodhimi i rrymës nga burimet e ripërtëritshme ka furnizuar 74% të konsumit të energjisë elektrike.