Presidentja Osmani kërkon zbatimin e marrëveshjes për udhërrëfyesin e energjisë
22 Shtator, 2022

Në takimin me këshilltarin e Departamentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ndër tjerash ka theksuar nevojën që Serbia të zbatojë obligimet e saj nga marrëveshja për udhërrëfyesin e energjisë.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është takuar me këshilltarin e Departamentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Derek Chollet dhe me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Siç njoftohet nga zyra e presidencës thuhet se Osmani me zyrtarët e lartë amerikan ka diskutuar për zhvillimet e fundit në rajon.

ZRRE: Elektrosever s’ka përmbushur asnjë kriter
“Në takim me zyrtarët e lartë amerikanë, Presidentja Osmani ka diskutuar për zhvillimet e fundit në rajon dhe më gjerë si dhe bashkëpunimin e mëtejme për ta avancuar integrimin euroatlantik të Kosovës, si një parakusht për stabilitet afatgjatë”.
Në këtë takim Osmani ka shprehur mirënjohje për mbështetjen që i ka ofrua SHBA-ja Kosovës në shumë procese dhe në veçanti në procesin e dialogut.

Elektrosever nuk po i respekton afatet e marrëveshjes
“Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve, dhe në veçanti përkrahjen e SHBA-ve në procesin e dialogut. Ajo gjithashtu theksoi nevojën për të ecur përpara me procesin e dialogut me Serbinë, të përqendruar në njohjen reciproke”.
Ndërsa, presidentja e Kosovës potencoi nevojën që Serbia t’i zbatojë obligimet e saj nga marrëveshja për udhërrëfyesin e energjisë dhe të arrihet sukses sa i përket marrëveshjes për të zhdukurit me dhunë.