Luaj lojën: OFFSET
August 11, 2020

Ekuilibri i tokës varet nga ti!
Dioksidi i karbonit (CO2) është një ndotës dhe gaz serrë (serrë i bije një gaz që nuk mund të dal nga atmosfera e tokës aq lehtë dhe që qëndron për një kohë më të gjatë i mbyllur). Kështu, sasia e dioksidit të karbonit në atmosferë është shumë e madhe dhe ngrohë tokën në mënyrë të pakontrolluar. E ngrohja e tokës, apo ngrohja globale, shkakton shumë probleme për të gjithë ne dhe përshpejton shkatërrimin e planetit.
Në këtë lojë, ju jeni mbrojtës i mjedisit dhe luftoni për të balansuar ndotjen që shkaktohet nga dioksidi i karbonit përmes formave të ndryshme. Me fjalë të tjera, ju duhet të ASGJËSONI të gjitha gazrat e CO2 në mënyrë që temperatura e tokës të mos rritet më shumë.
Ne që ndotim planetin tonë, duhet të punojmë edhe për të zvogëluar apo eliminuar tërësisht ndotjen. Duhet të luftojmë për natyrën dhe planetin tonë, sepse pa të skemi jetë!
Burimet e CO2 në këtë lojë përfshijnë: termocentralet e thëngjillit dhe veturat që përdorin naftën si lëndë djegëse të tyre. Ndërsa “pastruesit” e dioksidit të karbonit janë ata që largojnë CO2 nga atmosfera, sikurse pyjet. Pemët e tërheqin dioksidin e karbonit dhe në shkëmbim e lirojnë oksigjenin (O2), pa të cilin ne nuk mund të jetojmë.
Si të luani?
Kur fillon loja, ju përfitoni para me anë të cilave mund të bëni blerje të “pastruesëve”. Mund të bleni edhe turbina të erës dhe panele solare për të zëvendësuar termocentralet e vjetra dhe ndotëse. Përditësoni veturat, duke i zëvendësuar të vjetrat që ndotin dhe përdorin naftë si lëndë djegëse me vetura me rrymë, që nuk ndotin mjedisin për shkak se nuk shfrytëzojnë lëndë djegëse, që janë edhe ndotëse.
Kujdes, gjatë lojës banorët përdorin drunjtë për të ngrohur shtëpitë e tyre, kështu ju duhet të pyllëzoni pyjet në vazhdimësi me drunj, për të siguruar që ka mjaftueshëm drunj në pyje për të liruar oksigjenin dhe për të thithur dioksididin e karbonit. Atëherë kur fitoni mjaftueshëm mjete financiare, ‘çmimi’ merrë ngjyrë të gjelbër. Klikoni për ta blerë.
Në ndërkohë, mos harroni të luftoni molekulat e CO2 me anë të shkopit të gjatë në krye të monitorit. Me shkop, ju mund të devijoni rrugën e molekulave të CO2 dhe ti drejtoni ato për tek ‘pastruesit’, sikurse pyjet. Lëvizni shkopin nga njëra anë në tjetrën për të përcjellur molekulat e CO2 ose përdorni tastierën e kompjutorit. Përdorni shkronjat A dhe D në tastierën tënde për të lëvizuar në anën e djathtë dhe të majtë.
Mos lejoni molekulat e CO2 të arrijnë në atmosferën e tokës. Në momentin që kalojnë në atmosferë, molekulat e CO2 rrisin temperaturën e tokës dhe kësisoji edhe nivelet në termometrin që gjendet në anën e djathtë. Në momentin që ngjyra e kuqe arrinë në majën e termometrit, atëherë ju keni humbur lojën.
Credit: NASA/JPL-Caltech