Search

Plani i Shqipërisë: Deri në 2030-ën duhen shtuar 1800 MW, në ndërtim vetëm 140 MW

November 02, 2022


Ndërtim hidrocentralesh të rinj, si dhe parqe fotovoltaike dhe eolike”, planet e qeverisë së Shqipërisë për t’u kthyer në eksportues neto të energjisë parashikojnë shtimin e kapacitetve të reja prodhuese me 1800 MW, por aktualisht vetëm një projekt prej 140 MW duket se ka avancuar, ndërkohë që shumë të tjerë janë në letër.

Sipas “Planit Kombëtar për Energjinë dhe Klimën” 2021-2030 për të arritur objektivin propozohet shfrytëzimi më intensiv i energjisë nga burimet e rinovueshme, ndërsa nevjitet zbatimi i një sërë masash ekzistuese, dhe shumë të tjera shtesë.

Më konkretisht, parashikohet të ndërtohen të tjerë hidrocentrale të vegjël në kuadër të lejeve të dhëna më pare, teksa që pritet që gjatë periudhës 2021-2028 të shtohen 40 MW në vit ose 320 MW në total. Gjithsesi, vetëm një muaj më parë një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit konstatoi se deri 31.12.2021 janë lidhur 182 kontrata koncesionare për HEC-e, por vetëm 64 kontrata kanë hyrë në prodhim.

Sipas KLSH, ministria do të duhej të kishte zgjidhur kontratat problematike ose do të duhej të të kishte vendosur sanksione sipas detyrimeve të parashikuara në kontratat përkatëse, por kjo nuk ka ndodhur. Ndërkaq, plani kombëtar me masa shtesë për energjinë parashikon që gjatë periudhës 2021-2030 në rrjet të shtohen 30 MW energji fotovoltaike në vit ose 300 MW në total deri në 2030. Por, edhe në këtë drejtim konstatohen vonesa.

Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë në Shqipëri për vitet 2021-2022 nuk ka patur asnjë shtim kapacitetesh për energjinë diellore, duke mbetur në 21 MW, pasi edhe impianti lundrues i Statkraft në HEC Banjë është jashtë funskionit.

Ndërkaq, plani merr në konsideratë dhe ndërtimin e parqeve fotovoltaikë të Karvasatasë dhe Spitallës, duke konsideruar shtimin e kapaciteteve gjeneruese me 240 MW dhe përfundimin e tyre në vitin 2023. Gjithsesi, aktualisht ka nisur puna vetëm për parkun e Karavasatësë, për të cilin kompani Voltalia mori edhe një kredi nga BERZH. E njëjta kompani është shpallur fituese është në ankandin e Spitallës. Paralelisht me këto projekte, parashikohet edhe shtimi i kapacitetit eolik me 150 MW deri në 2024.

Për këtë Ministria e Infrastrukutrës dhe Energjië po zhvillon një procedurë ankandi, teksa parashikohet që fituesit të shpallen në vitin 2023. Ndërkaq, “Plani Komëbatr për Energjimnë dhe Klimën” sugjeron edhe masa shtesë për shtim të energjisë fotovoltaike me 70 MW në vit nga 2024 deri në 2030 (një total prej 490 MW), si dhe shtim i kapacitetit eolik me 60 MW nga 2026 deri në 2030 (një total prej 300 MW).