Search

Plani i BE-së, çati të mbushura me panele solare deri në 2025-n

12 Maj, 2022


Komisioni Evropian shpreson të fillojë një shpërndarje në shkallë të gjerë të energjisë diellore dhe të rindërtojë industrinë evropiane të prodhimit diellor. Plani është pjesë e përpjekjeve për të larguar vendet nga karburantet fosile ruse, sipas një draft dokumenti, ka raportuar Reuters.

Kostot e fotovoltaikëve janë ulur me më shumë se 80% gjatë dekadës së fundit, por teknologjia prodhoi vetëm 5% të energjisë elektrike të BE-së në vitin 2020 dhe vetëm 1.5% ishte nga dielli.

Brukseli synon të nisë një “Iniciativë Evropiane për çatitë diellore” për të ndihmuar në uljen e energjisë elektrike dhe ngrohjes me gaz në shtëpi, zyra, dyqane dhe fabrika, thuhet në draft. Skema do të kërkonte që BE-ja dhe qeveritë e vendeve të ndërmarrin veprime këtë vit për të kufizuar kohën e lejimit në tre muaj për instalimet në çati.

Kjo do t’i shtyjë vendet të përdorin fondet e BE-së dhe të nisin programe mbështetëse për panelet e çatisë dhe të instalojnë kapacitete diellore në të gjitha ndërtesat e përshtatshme publike deri në vitin 2025.

Një tjetër skemë e BE-së do të bashkonte qeveritë dhe ofruesit e trajnimit për t’u fokusuar në përmirësimin e aftësive të punëtorëve të sektorit diellor, ndërsa një “Aleancë e Industrisë Diellore të BE” do të përdorte “fondin e inovacionit” të buxhetit të bllokut dhe të tregut të karbonit për të mbështetur investimet në prodhim.

Evropa ka rreth 14 projekte të planifikuar për prodhimin e komponentëve dhe pajisjeve për energji diellore, por disa kanë nevojë për miliarda euro financim për të nisur.

“Përdorimi i energjisë diellore nuk është trajtuar kurrë në terma konkret”, tha ligjvënësi i Gjelbër i BE-së, Michael Bloss, i cili së bashku me vendet duke përfshirë Austrinë, Lituaninë dhe Spanjën, i ka bërë thirrje Brukselit që ta trajtojë çështjen me mjete ligjore dhe jo me skema vullnetare. Për shembull, duke kërkuar ligjërisht ndërtesat e reja të kenë çati diellore në çati të sheshta, ndërtesa publike dhe supermarkete në të gjithë Evropën.

Një projekt-dokument i veçantë, i parë nga Reuters, do të ndrsyhonte ligjet e BE-së për të përshpejtuar afatet e lejeve për disa projekte të energjisë së ripërtëritshme.

/Reuters