Pjesëmarrja e BRE-ve në Spanjë arriti në 65.2% në muajin mars
April 02, 2024

Përqindja e rrymës së prodhuar nga burime të pastra dhe të ripërtëritshme të energjisë në muajin mars në Spanjë arriti në 65.2%, ka thënë operatori i rrjetit, Red Eléctrica de Espana (REE).
Në shkurt, pjesëmarrja ishte rreth 59.6%, thuhet në të njejtin raport.
Burimet e ripërtëritshme të energjisë, duke përfshirë edhe ato të energjisë hdirike, arritën të prodhonin rreth 14,592 gigavat orë energji elektrike në muajin mars, apo 15.6% më shumë se në periudhën e njejtë të vitit paraprak.
Burimet e erës udhëheqin me 27.1% të energjisë së prodhuar. Këtë muaj, këto burime kishin prodhuar rreth 6,061 gigavat orë energji elektrike, apo rreth 9.5% më pak se në periudhën e njejtë të vitit pararak.
Më së shumti rritje shënoi prodhimi nga burimet hidrike, të cilat prodhuan rreth 141.6% më shumë se në periudhën e njejtë të vitit paraprak.
Kërkesa e përgjithshme për energji elektrike në Spanjë arriti në 20413 gigavat orë energji elektrike në muajin mars, apo rreth 0.3% më pak se vitin paraprak.