Search

Përfundon projekti i Fondacionit Soros në Shqipëri, 5 shkolla në Tiranë prodhojnë energji elektrike nëpërmjet paneleve fotovoltaike

December 11, 2023


Ka përfunduar projekti i financuar nga Fondacioni Soros në Shqipëri për të vendosur panele fotovoltaike në pesë shkolla të ndryshme në Tiranë.

Lajmi është konfirmuar nga Erion Veliaj.

“Nga sot, 5 shkolla në Tiranë prodhojnë energji elektrike nëpërmjet paneleve fotovoltaike duke sjellë reduktimin e 27,000 kilogramë C02 në mjedis dhe kursim financiar. Falë “Sunny School” rrisim pavarësinë energjike të shkollave duke fuqizuar përpjekjet kundër ndryshimeve klimaterike”, shkruan Veliaj.