Search

Për shkak të mungesës së reshjeve, Sllovenia po konsideron zvogëlimin e kapacitetit të impiantit bërthamor

04 Gusht, 2022


Sllovenia po konsideron uljen e kapacitetit të reaktorit të impiantit të vetëm bërthamor në këtë vend për 10%, në rast se lumi Sava vazhdon të ballafaqohet me mungesë uji, kanë njoftuar mediat sllovene.

Për momentin në centralin bërthamor Krsko janë të aktivizuara të gjitha kullat e freskimit me kapacitet të plotë. Kjo po bëhet për të mundësuar operimin e këtij centrali bërthamor me kapacitet të plotë, dhe në kohët kur vendi po përballet me temperature të larta.

Kullat e freskimit të reaktorit përdorin ujin e lumit Sava për ftofje, dhe ulja e nivelit të ujit në këtë lum ka filluar të shpërfaqë problemet e para.

Në korrik, Sllovenia kishte ulur nivelin e efiçiencës së reaktorit në 33.5% nga 35%, pikërisht për shkak të problemeve me temperature të larta.

Impianti bërthamor Krsko në Slloveni është i vendosur afër kufirit me Kroacinë, dhe prodhon rreth 40% të energjisë elektrike në Slloveni.