Search

Pas rehabilitimit të Kosova B, ky i fundit pritet të rrisë kapacitetin prodhues

17 Gusht, 2021


Kryeministri Albin Kurti dhe Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, sot kanë vizituar Korporatën Energjetike të Kosovës, për t’u informuar për së afërmi në lidhje me zhvillimet dhe potencialet e gjenerimit të energjisë elektrike.

Gjatë vizitës në KEK, Kryeminsitri Kurti dhe Minstrja Rizvanolli poashtu vizituan Divzionin e Prodhimit të Qymyrit, ku u pritën nga menaxhmenti i lartë dhe punëtorët.

U.D Kryeshefi i KEK, Kabashi: Duhet t’i përshatemi kushteve, mihja e re ka kapacitet 400 milion ton për 40 vite, por është planifikuar për ‘Kosova e Re’

Gjatë vizitës, ata diskutuan së bashku me ushtruesin e detyrës së kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut, Përparim Kabashi, për rezervat e mihjeve aktualisht të hapura, dhe sasinë e planifikuar për eksploatim në mihjen e re.

Në këtë mënyrë, ata diskutuan edhe nevojat kapitale të KEK, veçanërisht për nevojën për eskavatorë për implementimin e planeve të nxjerrjes së qymyrit, plane të cilat duket se duhet të ri-përshtaten duke konsideruar se ishin të parashikuara për nevojat e një termocentrali të ri.

“Eskavatorët në njërin prej tyre jemi në vazhdimësi jemi duke bërë remonte kapitale, jo e mirë. Mirëpo, në remonte kapitale ne e rrisim jetëgjatësin e tyre të operimit, planet të cilat i kemi pasë që të sigurohen eskavatorët e rinj për momentin nuk jemi duke i zhvilluar meqënëse ato kanë qenë të lidhur me kapacitetin energjetik të Kosova e Re”, tha ai.

“Mihjet aktuale për momentin janë diku edhe 40 milion ton që janë në mihjen e vjetër. Pastaj hymë në minieren e re që janë 400 milion ton sipas studimit të fizibilitetit që i kemi, hapja e minierës së re”, tha Kabashi.

“Ajo është mendu për 40 vite, sepse ka qenë e lidhur me termocentralin Kosova e Re”, tha ai

“Mirëpo duhet t’i përshtatemi kushteve të reja, me rindërtimin e TC Kosova A, ne mund ta kemi ndoshta mos me pasë nevojë të sigurojmë eskavatorë të rinj, sepse nëse themi se duhet të kemi për 20 vite, ekziston se riparimin e kapitalit të eskavatorëve kemi me e mbulu atë. Apo eventualisht në një fazë të caktuar do të kemi nevojë për 1 apo 2, por të gjitha ato duhet të jenë sipas studimit të fizibilitetit”, theksoi ai.

KEK në nevojë të një studimi për shfytëzim të energjisë nga era, planet aktuale synojnë shfrytëzimin e energjisë solare

Tutje, gjatë vizitës Kryeministri Kurti poashtu u interesua rreth planeve për zhvillimin e projekteve që do të shfrytëzonin energjinë e erës në mënyrë që të diversifikohet prodhimi energjetik në KEK.

Kabashi sqaroi se aktualisht KEK nuk ka ndonjë studim që tregon qartë mundësitë e shfrytëzimit të energjisë së erës.

Mirëpo, Kabashi theksoi se KEK është duke konsideruar zhvillimin e kapaciteteve të gjenerimit me bazë energjinë diellore, por se i gjithë ky proces që në vete përfaqëson hapat e tranzicionit energjetik duhet paraprirë nga studime adekuate të fizibilitetit.

“Për parqe solare dakord është evidente, mirëpo ju përmendet edhe energjinë nga era, a ka ndonjë studim për shfytëzim të enegjisë nga era?”, u interesua Kryeministri Kurti.

“Nuk kemi. Ne kemi të gjitha pjesët që kanë qenë dhe janë të KEK-ut, mi pasë si mundësi, ne kemi bërë një studim fizibiliteti për parkun solar 100MË. Dhe kemi aplikuar në fondin IPA të Bashkimit Evropian, kem premtime që do të ipet një pjesë pastaj në bashkëfinancim prej KEK-ut dhe KfË, por të gjitha këto janë çështje që duhet të analizohen më mirë nga KEK-u, dhe pastaj të bëhen studime fizibiliteti, në mënyrë me pa mundësinë e tranzicionit ne si e shohim mënyrën e kombinimit”, tha Kabashi.

Pas rehabilitimit të Kosova B, ky i fundit do të integrojë në rrjet 290MW

Për më tepër, Kabashi foli edhe për zhvillimet aktuale të investimeve kapitale, përkatësisht projektit të rehabilitimit dhe vendosjes së filtrave në termocentralin Kosova B.

E rëndësishme të theksohet ishte se Kabashi lëri të kuptoj se ky projekt i rehabilitimit, së bashku me disa investime në pjesë të caktuara të termocentralit, ka potencial të rrisë prodhimin kapacitetin prodhus të termocentralit Kosova B.

“Mirëpo konsideroj që për KEK-un në këtë fazë rehabilitimi i TC Kosova B, meqënëse se kemi hyrë në rehabilitimn e TC Kosova B, projekti që është për filtra e NOx dhe disa punëve shtesë. Mirëpo, rehabilitimi i Kosova B kompleton do të jetë në mënyrë të plotë”, tha ai.

Dhe gjithashtu me rrit kapacitetin prodhues, sepse Kosova B momentalisht shkon në 260MW gjeneratori në rrjet, ka mundësi mbase me shku deri në 290MW në rrjet pas përmirësimeve dhe investimeve që bëhen në pjesë të caktuara në termocentrale”, theksoi Kabashi.

Sfidë kryesore në divizionin e qymyrit është mungesa e punëtorëve

Gjatë vizitës, Kryeministri dhe Ministrja Rizvanolli poashtu u pritën gjithashtu nga një përfaqësues i Kosvoamonti, i cili theksoi sfidën kryesore me të cilën po përballet divizioni i qymyrit, e që është mungesa e fuqisë punëtore.

Ai sqaroi se me burimet aktuale njerëzore, apo mungesën e tyre, ndërmarrja është në prag të mbylljes.

“Sfidë kryesore në division të qymyrit është mungesa e punëtorëve. 874 punëtorë na mungojnë. Mosha mesatare është 57 vjec. Do të thotë kjo është sfida numër 1. Një rast për Kosovamonti, ku ndahet fabrika e pajimeve xehtare, 92% e punohet ekskluzivisht vetëm për mihjet, 18 inzhinierë të makinereisë na mungojnë, është në prag të mbylljes Kosovamonti, ju lutem që ta merrni seriozisht.