Pas protestimit me vitet punëtorët e sigurimit rikthehen si pjesë e KEK
February 07, 2025

Sindikata e Re e KEK ka njoftuar se është rikthyer Departamentit i Sigurimit Fizik në pronësi të KEK.
Gjatë pothuajse dy dekadave, pas ndarjes së Koorporatëve Energjetike të KEK dhe privatizimit të disa njësive të saj, punëtorët e sigurimit të KEK kanë qenë të menaxhuar nga kompani private.
Për shkak të kushteve jo të favorshme të punës, me orare të gjata dhe paga të ulta, punëtorët e KEK shpesh kanë dal në protesta për të kundërshtuar këtë trajtim. Kërkesa ka qenë e thjeshtë, punëtorët e sigurimit duhet të jenë pjesë e KEK dhe të mos menaxhohen nga një kompani private.
“Me kënaqësi ju njoftojmë se Departamenti i Sigurimit Fizik është rikthyer zyrtarisht në KEK—një arritje e madhe falë përkushtimit të të gjithëve. Ky hap forcon standardet e sigurisë dhe kushtet e punës, duke sjellë një perspektivë të re zhvillimi për kompaninë. „ thuhet në njofimin e sindikatës së punëtorëve të KEK.