Search

Pas përfundimit të kontratës brenda tarifave nxitëse, në Kroaci nënshkruhet MBE-ja e parë komerciale ndërmjet wpd dhe Danske Commodities

December 17, 2021


Zhvilluesi dhe operatori i projekteve energjetike ‘wpd’ ka nënshkruar marrëveshjen e parë komerciale për blerje të energjisë (MBE) me tregtuesin Danske Commodities me cmim të përcaktuar, për parkun e erës në Orlice në Kroaci.

Parku i erës ishte ndërtuar në vitin 2009 dhe deri më tani shitjen e energjisë ka bërë në bazë të marrëveshjes me operatorin shtetëror në Kroaci, në kuadër të sistemit me tarifa nxitëse, ka raportuar Balkan Green Energy News.

Nënshkrimi i MBE-së së parë komerciale pas dhënies fund të tarifave nxitëse në Kroaci ka shënuar kapitull të ri për sektorin e energjisë në këtë vend.

Sipas marrëveshjes, Danske Commodities do të jetë përgjegjëse për tregtimin dhe balansimin e 9.6 megavat kapaciteteve të instaluara në Orlice, në pronësi të wpd nga Gjermania.

Parku i erës është i vendosur në afërsi të qytetit të Shibenikut në Kroaci. Parku prodhon mjaftueshëm energji për të mbuluar nevojat për rreth 5 mij amvisëri në Kroaci.

Parku është zhvilluar në vitin 2009 nga wpd, dhe kompania tani ka nënshkruar marrëveshjen e parë për projektin me një kompani tregtare.

‘Nënshkrimi i MBE-së sot shënon fillimin e bashkëpunimit me Danske Comodities në Kroaci, por është gjithashtu një sinjal shumë i rëndësishëm për zhvillimin e tregut të energjisë në rajon. Ashtu sic ishim ndër zhvilluesit e parë të projekteve me erë në Kroaci, tani jemi të parët në nënshkrimin e MBE-së me një pjesëmarrës tjetër privat të tregut, menjëherë pas skadimit të marrëveshjes fillestare që kishim me operatorin shtetëror në Kroaci në kuadër të tarifave nxitëse’, ka thënë drejtori menaxhues i wpd Adria, Zoran Obradovic.

//Foto: wpd