Search

Parku solar në zonë malore është 50% më efiçient

June 04, 2021


Vendosja e paneleve solare në lartësi të madhe mbidetare ka disa përparësi. Hulumtuesit tani po kërkojnë për metoda më të mira dhe efiçiente të vendosjes së teknologjive të energjisë së ripërtëritshme në hapësira që i shërbejnë një qëllimi tjetër.

Kësisoji, duke shfrytëzuar këto hapësira studjuesit dhe hartuesit e projekteve të energjisë së ripërtëritshme kursejnë komunitetin dhe planetin tokë nga shfrytëzimi i tokës për aktivitete energjetike.

Një nga shembujt e fundit të shfrytëzimit të hapësirave në zona malore vjen nga Romande Energie, që rishtazi ka ndërtuar një park solar lundrues në një rezervoar në mes të alpeve zvicerane, ka raportuar Euroneës.

Pak kohë më parë, projekti ka marrë çmimin Swiss Watt d’Or, për zbulimin më inovativ në sektori ne energjisë së ripërtëritshme në vitin 2020. Ky park solar është i vendosur në lartësi mbidetare prej 1,800 metrash në rezervoarin Lac des Toules në Vallais, Zvicërr. I njejti rezervoar shërben edhe si burim energjetik për një hidrocentral.

Ky park solar përbëhet nga rreth 36 maune lundruese në të cilat janë të vendosura panele solare në më shumë se 2,000 metra katrorë.

Një nga përparësitë kryesore të vendosjes së projekteve solare në lartësi të theksuar mbidetare është se rrezatimi diellor është më i fortë. Njëkohësisht, gjatë stinës së dimrit sipërfaqja përreth rezervoarit mbushet me borë, e cila gjithashtu ndihmon procesin e prodhimit duke reflektuar rrezet e diellit drejt paneleve.

Zhvilluesit e projektit, Romande Energie ka thënë se panelet e vendosura në këtë lartësi mbidetare prodhojnë 50 përqind më shumë energji elektrike se panelet e vendosura në lartësi më të ulët bregdetare.

Giullaume Fuchs, një nga udhëheqësit e projektit, ka thënë se projekti është duke prodhuar rreth 800 megavat orë energji elektrike në vit, dhe mbulon nevojën e rreth 225 amvisërive për energji elektrike.

Projekti për momentin është në fazë testuese, në të cilën studjuesit do të analizojnë sistemin për të parë benefitet dhe nëse mund të përsëritet në rezervoare tjera në btoë.