Park i ri solar 10MW në Pejës – Qytetarët mund të dërgojn vërejtje dhe komente në ZRRE
March 12, 2026

Shoqëria “LE KOSOVO RENEWABLE ENERGY„ J.S.C. ka dorëzuar në ZRRE aplikim për një projekti të ri të energjisë solare me kapacitet të instaluar prej 9.8 MW në Komunën e Pejës.
Kjo kompani me adresë në: Rr. „Qyteza Pejton-Mreti Zog 1, 09“, në Prishtinë, në përputhje me dispozitat e Nenit 13 të Rregullës Nr. 03/2022 për Procedurën e Autorizimit për Ndërtimin e Projekteve të Energjisë, me datë 18.02.2026 ka dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji aplikacionin për marrje të Autorizimit për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese për prodhim të energjisë elektrike nga panelet solare me kapacitet të instaluar prej 9.8 MW në Lutogllavë të Pejës.
Për marrje të autorizimit janë dorëzuar dokumentet e mëposhtme:
- Pëlqimin Mjedisor Nr.7316-2/25 dt. 20.01.2026 të lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
- Kushtet e Ndërtimit nr. 08-350-66784 të dt. 19.09.2025 të lëshuar nga Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit e Komunës së Pejës.
- Leje Ndërtimore Numri i vrojtimit të lejes: 08-351-4491 të datës 23.01.2026, për “Vendosjen e paneleve për energji solare me kapacitet të instaluar prej 9.8 MW, ngastra katastrale 00167-6 ZK Lutogllavë, të lëshuar nga Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit e Komunës së Pejës.
- Pëlqimin Elektroenergjetik Nr. 10652 dt. 20.08.2025 të lëshuar nga KEDS SH.A.
- Dëshmi mbi të drejtat pronësore (Kontratat për shfrytëzimin e tokës),
- Deklaratën për shitjen e energjisë;
- Dëshmi për posedimin e 10% të vlerës së investimit;
- Kontratën për Inxhinieri, Prokurim dhe ndërtim (EPC):
- Studimi i fizibilitetit teknik dhe financiar,
- Plani i Biznesit
- Plani Dinamik i Realizimit.
Energjia e nga ky park solar do të shitet në treg të lirë, pra nuk do të përfshihet në asnjë skemë mbështetëse.
Sipas legjislacionit në fuqi, publiku njoftohet për këtë projekt dhe të gjitha palët e interesuara që vërejtjet e tyre eventuale lidhur me këtë aplikacion, mund t’i paraqesin në ZRRE brenda 8 ditësh nga data e publikimit (11 Mars 2026) të këtij njoftimi në adresën elektronike: [email protected], [email protected] dhe [email protected].