Search

Paralajmërohet debati publik për projektin e ri 170-megavatësh të StubllaEnergy në Novobërdë

20 Prill, 2021


Ministria e Mjedisit ka aprovuar mbajtjen e debatit të ri publik për të diskutuar vlerësimin e ndikimit në mjedis për projektin e ri të energjisë së ripërtëritshme që po planifikohet të ndërtohet nga kompania vendore Stubllaenergy në Novobërdë.

Sipas paralajmërimit, debati publik do të mbahet më 12 maj në ora 10:00 në Sallën e Kuvendit Komunal në Komunën e Novobërdës.

Sipas planeve aktuale, StubllaEnergy ka planifikuar vendosjen 25 turbinave të erës me kapacitet të përgjithshëm të instaluar prej 132 megavatësh. Përvec turbinave të erës, në kuadër të projektit do të vendosen edhe panele solare me kapacitet të përgjithshëm të instaluar prej 38 megavatësh.

Në total, dy projekte sjellin 170-megavat kapacitete të instaluara të prodhimit të rrymës nga burimet e ripërtëritshme.

Në kuadër të projektit, Stubllaenergy do të ndërtojë edhe nënstacionin.

Kosovo.Energy ka mësuar se kompania tani ka aplikuar edhe në operatorin e sistemit të transmisionit dhe tregut të energjisë elektrike në Kosovë – KOSTT, për t’u pajisur me marrëveshje për kycje.

Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën ZOOM.