Panelet solare në shkollat në Gjakovë – fondacioni Soros nënshkruan kontratën
September 29, 2023

Sot në kuadër të projektit Shkollat Diellore (Sunny Schools), i cili po implementohët në pesë vende të Ballkanit Perëndimor, Lura Limani, Drejtorja Ekzekutive e Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur nënshkroi kontratë me Valon Sadiku, CEO i kompanisë SunVolta Energy.
Kjo kontratë mbulon pajisjen me panele solare për gjashtë shkolla në Komuna e Gjakovës, thuhet në postimin e Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS) në rrjete sociale.
Ky projekt i Open Society Foundations – Western Balkans që do të zbatohet deri në fund të vitit 2023, ka për qëllim promovimin e energjisë së ripërtërishme, prodhimin e decentralizuar të energjisë dhe demokratizimin e komuniteteve, përcjell Kosovo.Energy.

KFOS lanson “Panelet diellore në shkolla” sot në Prishtinë
Ndryshe, falë një bashkëpunimi në mes të komunës së Gjakovës dhe Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS), gjashtë shkolla në komunën e Gjakovës do të bëhen me panele solare.
Kjo organizatë për këtë projekt ka ndarë shumën prej 150 mijë Euro ndërsa projekti pritet që dukshëm të ndikojë në kursimin e energjisë elektrike.
Shkollat përfituese janë“Hajdar Dushi”, “Kadri Kusari”, “Yll Morina”, “Zekeria Rexha”, “Mazllum Këpuska” dhe “Selman Riza”.
/Kosovo.Energy