Search

Osmani: Mbrojtja e ambientit nuk është çështje luksi

October 26, 2022


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me ministrat Liburn Aliu, Faton Peci, morën pjesë në mbjelljen e drunjve në aksin rrugor tek Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës.

“Çështja e mbrojtjes së ambientit nuk është çështje luksi, por ka të bëjë me ajrin që e thithim çdo ditë. Bashkë më ministrat do të vazhdojmë fazën e dytë ku do të angazhohet edhe mërgata, e cila është shtytëse në shumë procese”, deklaroi presidentja Osmani.

Tutje, presdidentja shtoi se duke e mbrojtur ambientin e mbrojmë shëndetin tonë. “Këtu është vendi që e shohin të gjithë qytetarët tanë, duke falënderuar ministritë dhe partnerët ndërkombëtarë, të cilët i japin rendësi kësaj kauze”, theksoi, mes tjerash, presidentja Osmani.

Ndërsa minsitri Liburn Aliu, theksoi se rreth 500 drunj janë të dhuruar nga kompania “Chair airline” dhe shtoi zotimin e Minsitrisë që ai drejton, me iniciativën e presidentes, deri më tani, janë mbjellë 850 mijë drunj.

“Rregullojmë peisazhin, ndotja e ajrit nga industria e thëngjillit dhe politikat e ndryshimeve klimatike. Po e përmbajmë zotimin tonë. Shumë projekte tjera do kemi”, deklaroi ministri Aliu.

Ndërkaq ministri Peci bëri të ditur se mbjellja e tyre ka filluar në tetor të vitit te kaluar e do të përfundojë këtë vit. “Iniciativa të tilla nga liderë shtetëror kanë rëndësi kombëtare”, deklaroi ai, derisa theksoi se është avancuar legjislacioni, ku me task-forcën do të parandalohet prerja ilegale.

“Një ditë e mirë te jemi së bashku në Kosovën e bukur. Drunjtë janë mbrojtës së natyrës. Për këtë arsye jemi përgjegjës të mbjellim me shumë drunj”, tha përfaqësuesi i UNDP-së.