OJQ -të sfidojnë lejen e energjisë për njësinë e dytë bërthamore të Krško
October 12, 2021

Tri organizata jo-qeveritare në Slloveni kanë ngritur një padi duke sfiduar ligjshmërinë e lejes së energjisë të lëshuar për një njësi të dytë të propozuar të termocentralit bërthamor Krško, përcjell balkangreenenergynews.
Së bashku me lejen e energjisë, tre OJQ -të po sfidojnë gjithashtu ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë e një pjese të strategjisë klimatike të vendit.
Padia është dorëzuar ndaj Ministrisë së Infrastrukturës, që lëshoj lejen për një reaktor të dytë në Krsko, dhe Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Leja u lëshua për ndërmarrjen shtetërore të energjisë GEN Energija, e cila pritet të zbatojë projektin.
Reaktori i dytë i propozuar do të kishte një jetëgjatësi prej 60 viteve
Njësia e dytë e propozuar për termocentralin Krsko do të kishte një kosto prej 5 deri në 6 miliard euro për t’u ndërtuar.
Ndërkaq, prodhimi në baza vjetore do të ishte 8,800 GWh, teksa jetëgjatësia e njësisë parashikohet të jetë 60 vite.
Siaps raportimeve të mediave Sllovene, Shoqata Fokus për Zhvillim të Qëndrueshëm, Qendra Ligjore për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Mjedisit (PIC), dhe dega sllovene e Greenpeace CEE pohojnë se vendimi u bazua në baza të papërshtatshme ligjore.
Ata poashtu pretendojnë se strategjia afatgjate për klimën e Sllovenisë, si një bazë strategjike për lëshimin e lejes, ishte “adoptuar në një mënyrë joligjore dhe antikushtetuese”, sipas raportimeve, përcjell balkangreenenergyenës.
Ministri i infrastrukturës, Vrtovec: pa energji bërthamore Sllovenia do të varej ekskluzivisht nga importet
Ministri i Infrastrukturës, Jernej Vrtovec, ka kritikuar OJQ-të për padinë, duke thënë se energjia bërthamore është njohur si e rëndësishme për pavarsinë energjetike të vendit sidhe për arritjen e nuetralitetit të karbonit deri në 2050.
Ai poashtu tha se qeveria shpreson që një vendim përfundimtar për njësinë e dytë do të arrihet sa më shpejtë që të jetë e mundur, “sepse pa të ne do të varemi ekskluzivisht nga importet”.
Jetëgjatësia e njësisë së vetme ekzistuese të termocentralit bërthamor Krsko, që është ndërtuar gjatë viteve 1980, skadon në 2023, mirëpo procedurat janë gati që të zgjasin jetëgjatësin deri në 2043.
OJQ -ja austriake mbledh 50,000 nënshkrime për mbylljen e reaktorit ekzistues Krsko
Ndërkohë në Austri, organizata mjedisore Global 2000 ka mbledhur 50,000 nënshkrime në një fushatë për të kundërshtuar planin për të zgjatur jetëgjatësin e çka ata përshkruajnë si një termocentral bërthamor me rrezik të lartë në vendin fqinj.
Global 2000, një vend anëtar i global Friends of the Earth netëork, është duke kërkuar që njësia ekzistuese e termocentralit Krsko duhet të mbyllet menjëherë, në vend se të lejohet të operoj edhe për 20 vite të tjera.