Search

OAK, KEDS dhe KESCO diskutojnë për sfidat e bizneseve

02 Dhjetor, 2021


Përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës së bashku me përfaqësuesin e biznesit Final Shpk u pritën në takim nga Drejtori i Departamentit të Sistemeve të Operimeve në KEDS, Bujar Jupaj dhe Drejtoresha e Departamentit për Shërbime ndaj Konsumatorit, Tarifa dhe Çështje Rregullative në KESCO, Rudina Heroi Puka.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi me i detajuar për sfidat që po hasin bizneset si rrjedhojë e mungesës së stabilitetit të energjisë elektrike si dhe mundësitë e bashkëpunimit ashtu që të njejtat të tejkalohen.

Koordinatorja e Odës së Afarizmit të Kosovës, Qendresa Ibrahimi, falënderoi KEDS dhe KESCO për takimin dhe gatishmërinë për të ofruar bashkëpunim, me qëllim të minimizimit të sfidave që bizneset prodhuese hasin gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre, duke marrë parasysh faktin që energjia elektrike është një ndër faktorët kyq për çdo veprimtari biznesore.