Search

Norvegjezët kërkojnë nga BE të rishikojë qëndrimin ndaj hidrocentraleve

December 21, 2020


Komisioni Evropian duhet të thjeshtojë kriteret e propozuara për vlerësimin e qëndrueshmërisë së projekteve të hidrocentraleve për të mos vështirësuar qasjen e kësaj industrije në kapital dhe financim, ka thënë Qeveria e Norvegjisë.

Hidroenergjia është shtylla kryesore e sistemit energjetik në Norvegji. Rreth 87% e konsumit energjetik në vend mbështetet nga hidrocentralet. Norvegjia ka thënë se edhe pse nuk është pjesë e Bashkimit Evropian, politikat e këtyre të fundit ndikojnë në ekonominë e tyre.

Gjatë muajit nëntor, Komisioni Evropian ka propozuar sistem të ri të klasifikimit të aktiviteteve që mund të vlerësohen si të ‘qëndrueshme’. Ky sistem mëton të shërbejë si mjet i fuqishëm për lehtësimin e financimit të hidro-projekteve me qëllim të arritjes së objektivave të fushës së ndryshimeve klimatike.

Norvegjia ka frikë se sistemi i ri i klasifikimit nga BE në lidhje me hidrocentrale, duke përfshirë edhe udhëzimet e hollësishme mbi emetimet e CO2 gjatë gjithë ciklit jetësor të tyre, si dhe përdorimi i burimeve të ujit dhe atyre detare, mund të ndikojnë në largimin e statusit të gjelbër për këtë industri.

Në sistemin e ri të klasifikimit, kriteret për energjinë nga uji ishin shumë më gjithpërfshirëse dhe të hollësishme krahasuar me kriteret për teknologjitë tjera të burimeve të ripërtritshme, sikurse për erën dhe ato solare, kanë thënë Qeveria e Norvegjisë.

Norvegjia ka kërkuar thjeshtim të kritereve për hidro-energji.