Search

Norinco përfundon ndërtimin e parkut më të madh të erës në Kroaci

24 Nëntor, 2021


Kompania ndërtuese me origjinë nga Kina, Norinco ka përfunduar ndërtimin e parkut më të madh të erës në Kroaci. Parku i erës Senj është ndër investimet më të mëdha kineze në Kroaci, pas projektit të ndërtimit të urës në ishullin Pag.

Parku i erës me kapacitet të instaluar prej 156 megavatësh është i vendosur afër qytetit të Senj në pjesën e bregdetit Adriatik në Kroaci. Fillimisht, në projekt ishin planifikuar të investoheshin 230 milion euro, por vlera totale e investimit pas përfundimit të projektit është përllogaritur në 230 milion euro.

Ndërtimi i këtij projekti kishte filluar tri vite më parë, ka raportuar Balkan Green Energy News.

Parku i erës në Senj përbëhet nga gjithsej 39 turbina të erës me kapacitet prej 4 megavatësh, ndërsa sipas parashikimeve, i gjithë projekti do të prodhojë rreth 538 gigavat orë energji elektrike në baza vjetore.