Nordic Solar fillon ndërtimin e parkut solar 53 megavatësh në Spanjë
December 21, 2023

Ndërmarrja daneze, Nordic Solar A/S, ka thënë se ka filluar ndërtimin e parkut solar 53 megavatësh në Spanjë, duke zgjeruar kështu kapacitetet solare që ka në këtë vend në 68 megavat.
Parku i ri solar i emëruar Eresma është i vendosur në afërsi të Segovia në Francë, dhe do të kycet në rrjet në katërmujorin e tretë të vitit 2024. Sipas parashikimeve, parku do të prodhojë mjaftueshëm energji elektrike për të furnizuar 28,000 amvisëri në Evropë.
Nordic Solar është duke zhvilluar këtë projekt bashkë me ndërmarrjen lokale në Spanjë, Elecnor SA.
Kompania Elecnor ka përfunduar të gjitha proceset zhvillimore të projektit deri kur projekti ka arritur në fazën ‘gati-për-ndërtim’, ndërsa tani udhëheqë me aktivitetet e inxhinieringut, prokurimit dhe ndërtimit.
Nordic Solar parasheh që deri në fund të tremujorit të dytë vitit 2023 të ketë rreth 390 megavat orë kapacitete solare nën operim në Evropë.