Nofar përvetëson projektin solar 255 megavatësh në Rumani
December 21, 2023

Portland Trust ka zhvilluar projektin më të madh fotovoltaik në Rumani dhe të njejtin ia ka shitur ndërmarrjes izraelite, Nofar Energy.
Projekti do të ndërtohet në qarkun Dambovita, ku pritet të fillojë ndërtimi i reaktorit të parë modular bërthamor brenda kufijve të Bashkimit Evropian.
Projekti i blerë nga Nofar Energy ka vlerë prej 120 milionë eurosh. Projekti 255 megavatësh fillimisht është zhvilluar nga Portland Trust dhe më pastaj i është shitur ndërmarrjes Nofar Energy. Për publikun nuk është bërë i ditur cmimi i blerjes.
Projekti është i shtrirë në sipërfaqe prej 290 hektarësh. Punët ndërtuese pritet të fillojnë vitin tjetër ndërsa prodhimi vjetor është parashikuar të arrijë në 362 gigavat orë, thuhet në njoftim, transmeton Kosovo.Energy.
Me blerjen e fundit, Nofar Energy nga Izraeli ka thënë se ka në pronësi projekte nën operim si dhe projekte që po zhvillohen të energjisë së ripërtëritshme me kapacitet të përgjithshëm prej 1 gigavatësh.
Pak kohë më parë, e njejta kompani ka përvetësuar të drejtat e projektit më të madh fotovoltaik në Rumani në bashkëpunim me Econergy. Edhe ky projekt është zhvilluar nga Portland Trust.
Ndërmarrja Nofar investon në projekte solare, të erës dhe të ruajtjes së energjisë në Spanjë, Itali, Izrael, Poloni, Rumani, Mbretëri të Bashkuar dhe Shtete të Bashkuara të Amerikës.
Ndryshe, ka disa projekte të energjisë së ripërtëritshme që po zhvillohen në qarkun Dambovita në Rumani. Disa nga to janë projekti solar Visina me 213 megavat kapacitete të instaluara, për të vazhduar me projektin 177-megavatësh Niculesti si dhe projektin 222 megavatësh Butimanu.
Ndërmarrja Portland Trust është themeluar në vitin 2003 me qëllim të promovimit të paqes dhe stabilitetit ndërmjet Izraelit dhe Palestinës përmes zhvillimit ekonomik.