Njoftim publik për licensimin e një furnizuesi të ri në tregun e lirë në Kosovë
March 25, 2026

Ndërmarrja Future Energy Trading and Exchange Dynamics SH.P.K, në pajtim me Nenin 6 të Rregullës për Licencimin e Aktiviteteve të Energjisë në Kosovë (Rregulla ZRRE/Nr 07/2017), nëpërmjet kësaj njofton palët e interesit se ka aplikuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji për licencim të aktivitetit të Furnizimit me Shumicë të Energjisë Elektrike.
Aplikacioni për licencim të këtij aktiviteti me të gjitha dokumentet relevante, është shqyrtuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji dhe konsiderohet në fazën fiinale për vendimmarrje.
Kjo licencë do të përfshijë:
– Tregtimin në territorin e Republikës së Kosovës.
– Të drejtën të blejë kapacitete dhe energji elektrike nga prodhuesit me çmime të parregulluara
– Të drejtën të blejë dhe shes kapacitete dhe energji elektrike nga furnizuesit tjerë me çmime të parregulluara
– Të drejtën për transmetim, import dhe eksport të kapaciteteve dhe energjisë elektrike.
Të gjithë palët e interesuara mund të kundërshtojnë dhënien e kësaj licence brenda tetë (8) ditësh kalendarike, nga data e shpalljes së këtij njoftimi (data 24 Mars 2026).
Kundërshtimi/ankesa mund të bëhet në ZRRE, në adresën Rr. ”Bekim Fehmiu”, (ish Ndërtesa e Fazitës), Kati II, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës dhe në e-mail adresën [email protected].
/Telegrafi